E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mal Berisha, kandidat per ambasador ne Gjermani

Mal Berisha eshte emri me i ri qe pritet t’i propozohet shume shpejt Presidentit Bamir Topi per ta dekretuar si ambasador ne Republiken Federale te Gjermanise. Komisioni parlamentar i Politikes se Jashtme degjoi dje Berishen ne komisionin si kandidature per diplomat, pa mundur te marre nje vendim, per shkak te debateve te shumta. Kryetari i komisionit, Prec Zogaj, u shpreh se kandidatura. qe u propozua ishte e mire dhe shumica e komisionit eshte pro emerimit te tij. Por, nga ana tjeter, anetaret e opozites u treguan shume kritik ndaj kusheririt te Kryeministrit, duke e cilesuar ate si kandidature politike dhe jo diplomate karriere. Per me teper, ata kane nenvizuar se kandidatura e re per ambasador ne Gjermani, ka shkruar nje sere artikujsh, vetem ose me bashkautor me zv/ministren e Jashtme, Edith Harxhi, nepermjet te cileve goditej sherbimi sekret i SHBA dhe i Greqise per organizimin e revoltes popullore anti-fajde ne mars te vitit 1997. Sipas te majteve, qeveria ne pushtet e teproi me propozimin e kandidaturave politike ne vend te diplomateve, duke shkelur hapur edhe ligjin “Per Diplomacine”. Por, pavaresisht kundershtimeve te shumta, shumica e djathte eshte pro kandidaturen se re, e cila duhet te marre edhe firmen e Presidentit per te qene zyrtarisht ambasadori i Shqiperise ne Republiken Federale te Gjermanise. Nga ana tjeter, Komisioni i Jashtem eshte duke diskutuar per te hartuar edhe nje projekt-rezolute me rastin e pavaresise se Kosoves. Nje grup deputetesh te ketij komisioni kane zhvilluar takime paraprake per kete ceshtje, ne menyre qe Shqiperia te jete e para qe te reagoje per pavaresine e Kosoves. Kryetari i komisionit, Prec Zogaj, tha dje se ende po diskutohet dhe shume shpejt do te jete gati nje projekt.
R.Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›