E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: “Qarqe jashte PDK, xhelozi per rritjen e partise”

Kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, rimohoi diten e djeshme zerat se brenda kesaj partie ka nje perplasje te madhe. Sipas tij, informacionit e perhapura se brenda grupit dhe Kryesise te PDK ka zera te forte kunder tij jane dezinformime keqdashese. “Brenda PDK-se nuk ka asnje perplasje reale. Nuk ka asnje lloj problemi ne PDK, as me grupin parlamentar dhe as me kryesine e kesaj partie. Keto jane dezinformime dashakeqe, dhe per fat te keq edhe nje pjese e mediave, me ose pa dashje, eshte bere viktime e ketyre informacioneve”, theksoi kreu i PDK-se ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, keto informacione jane perhapur nga persona qe kane xhelozi ndaj qendrueshmerise se kesaj partie ne qeverisje. Pra, eshte nje sulm qe organizohet kryesisht nga disa individe e qarqe jashte PDK-se, te cilet shikojne jo pa xhelozi rritjen e shpejte te peshes politike dhe elektorale te kesaj partie. Po keshtu, Ndoka edhe ne rolin e ministrit te Shendetesise, theksoi se PDK ka marre persiper dhe po vazhdon me sukses te perkushtohet ne detyrat qe ka ne koalicion. “Keto dezinformime behen nga persona qe kujtojne se PDK eshte akoma ne ate faze, qe mund te pengohet me lajme dashakeqe, keto jane momente xhelozie. Sot PDK eshte e perkushtuar ne misionin e saj ne qeverisje, sepse ne i kemi marre ato pergjegjesi persiper”, theksoi Ndoka.
F.M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›