E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te vegjlit kercenojne PD-PS

Oli Xhilaga
“Te vegjlit” nuk heqin dore nga propozimet e tyre per reformen zgjedhore. Eshte rikthyer serish debati mes partive politike, e me konkretisht mes partive te vogla parlamentare dhe atyre dy kryesore ne vend. Shkak, per kete atmosfere te tensionuar, jane bere elementet te vecante te sistemit zgjedhor, e konkretisht forma, me te cilen do te paraqiten kandidatet ne garen elektorale, me lista te hapura apo te mbyllura. Nje konflikt i tille u theksua me tej me deklaraten e ardhur nga kreu i selise roze, Edi Rama, i cili u shpreh i vendosur per te mos pranuar kerkesen e aleateve te tij per lista te hapura. Per kete arsye, duke dashur te leshojne dhe sinjale te qarta presioni mbi PS e PD, partite e vogla parlamentare u mblodhen dje ne nje takim, ku konkluduan dhe njehere tjeter ne te njejtin vendim per te mos toleruar asnje pike nga marreveshja e nenshkruar prej tyre, pak kohe me pare, lidhur me hartimin e reformes zgjedhore. Ne te kundert, ata jane shprehur te vendosur per te aplikuar veton ne komisionin e reformes zgjedhore. Ne kete takim ishin te pranishem, kreu i PSD-se, Skender Gjinushi, ai i PDS-se, Paskal Milo, Presidenti i AD-se, Neritan Ceka, deputetet e LSI-se, Spartak Braho e Ndre Legisi, kryetari i PDK-se, Nard Ndoka, kryetari i Grupit parlamentar te PDR-se, Tritan Shehu dhe ai i PR-se, Arian Madhi.
Ndalur ne mosmarreveshjet mes kampit te majte, te cilat kane sjelle dhe percarje ne kete spekter, duket se lufta mes tyre sa vjen dhe behet me e nxehte. Keshtu, kemi dite pas dite deklarata te Partise Socialiste dhe te partive te tjera te majta, ku secila prej tyre nuk tundet nga qendrimi i saj. Perballe qendrimit te PS-se per lista te mbyllura, dje erdhen dhe reagimet e LSI, PSD-se, PAD-se, te cilat shprehen shqetesimin e tyre se PD e PS po bejne perpjekje per te gjetur kompromise dhe zgjidhje, ne favor te paleve te interesuara, jashte vemendjes dhe jashte komisionit parlamentar per reformen zgjedhore.
Njekohesisht, gjate deklaratave te tyre, keto parti i meshuan me force faktit se PS e PD duhet te pranojne propozimet e tyre, duke u dhene te drejten e vetos ne komision. “Ne jemi ne nje mendje qe kerkojme nje sistem zgjedhor proporcional te personalizuar, nje prag zgjedhor 2,5 per qind dhe listat e hapura, te cilat lejojne para se gjithash shfaqjen e vullnetit te lire te shqiptareve. Kurse nje liste e mbyllur kandidatesh per deputete do te bente qe te shtohej autoritarizmi i kryetareve ne percaktimin e listave te kandidateve, si dhe pengon konkurrencen demokratike mes forcave te ndryshme politike, duke ngushtuar hapesiren per to”, u shpreh kryetari i PDS-se, Paskal Milo, lidhur me kete ceshtje.

Edi Rama
“Ne nuk do te pranojme me zgjedhje pa karta identiteti, pa lista qe burojne prej Regjistrit Kombetar te zgjedhesve, pa nje sistem e kod zgjedhor, qe te mos lejojne as trafikimin e votes e te deputeteve dhe as renditjen e ketyre te fundit pas zgjedhjeve, permes te ashtuquajturave lista te hapura, te cilat bien ndesh me parimin e barazise se zgjedhesve e jane nje shpikje e mirefillte shqiptare ne konflikt me parimet e Kopenhagenit”
Te vegjlit
“Ne kemi protestuar dhe protestojme me vendosmeri, pasi nga dy partite e medha behen perpjekje per te gjetur nje zgjidhje jashte komisionit parlamentar. Ne jemi ne nje mendje qe kerkojme nje sistem zgjedhor proporcional te personalizuar, nje prag zgjedhor 2,5 per qind dhe listat e hapura, te cilat lejojne para se gjithash shfaqjen e vullnetit te lire te shqiptareve”
Sali Berisha
“Zoti Rusmali se bashku me zotin Islami kane vazhduar komunikimin dhe kane elaboruar opsione dhe mundesi, me te cilat rezulton se eshte plotesisht i mundshem qe ajo fryme qe karakterizoi diskutimin e ligjit per drejtesine, ajo fryme te karakterizoi diskutimin per reformen zgjedhore, si dhe per reformat e tjera. Mendoj se ky proces i rendesishem do t’i jape demokracise se vendit dimensione te tjera”
Edmond Haxhinasto-LSI
“Ashtu sikurse mund te jene listat e hapura alla-shqiptare ashtu mund te jene edhe listat e mbyllura te aplikuara ne menyre te tille alla-shqiptare. Por, per te mos pasur lista te tilla alla-shqiptare, duhet qe ta bejme reformen zgjedhore alla-evropiane. Pastaj ceshtja e listave te hapura eshte nje praktike nderkombetare, qe, ne fund te fundit, eshte nje ceshtje demokratike dhe aty ku eshte aplikuar sipas ketyre parimeve, ka treguar qe ka pasur sukses”
Paskal Milo-PDS
“Ne jemi ne nje mendje qe kerkojme nje sistem zgjedhor proporcional te personalizuar, nje prag zgjedhor 2.5 per qind dhe listat e hapura, te cilat lejojne para se gjithash shfaqjen e vullnetit te lire te shqiptareve. Nje liste e mbyllur do te bente qe te shtohej autoritarizmi i kryetareve ne percaktimin e listave te kandidateve, si dhe pengon konkurrencen demokratike mes forcave te ndryshme politike, duke ngushtuar hapesiren per to”
Neritan Ceka-PAD
“Ne komision ka edhe veto te partive te medha, por edhe veto te partive te vogla se bashku, dhe kjo nuk do na dergoje drejt nje bllokimi, por drejt nje kompromisi. Ne do te gjejme gjuhen e perbashket si ne tryezen e partive, edhe ne komision, por duhet te ulemi dhe te bisedojme ne menyre institucionale dhe transparente. Per nje reforme te mire zgjedhore, duhet te realizohen te gjitha amendamentet e Kodit aktual”
Arian Madhi-PR
“Sistemi zgjedhor nuk mund te ndryshoje Shqiperine pa vullnetin e partive te vogla politike. Partite e vogla ne fund te fundit kane instrumentin e nje kerkese per referendum dhe sigurisht ne kete rast procesi do te zvarritet. Nuk mund t’u drejtohesh ne asnje menyre dhe ne asnje rast partnereve, aleateve politike, duke u thene qe ne nuk do te pranojne nje, dy, tre, kater. Keshtu sic ndodhi me deklarimet e zotit Rama”
Nard Ndoka-PDK
“Do te ishte mjaft e rendesishme qe pazaret politike, mes dy partive politike te cilet e kane vonuar sistemin zgjedhor ne vite, te marrin fund. Pra, ne po kerkojme standarde demokratike per te gjitha partite politike dhe nje baze tashme te qarte ligjore, nje start te barabarte per te gjitha partite politike dhe jo benifica per te perfituar parti te vecanta politike”, tha kryetari i demokristianeve, Nard Ndoka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›