Basha merr garanci britanike per ne NATO e BE
Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, zhvilloi dje nje takim me homologun e tij britanik, David Miliband. Sfidat dhe zhvillimet ne Kosove dhe Rajon, pas finalizimit te pritshem te statusit perfundimtar te Kosoves, integrimi i Shqiperise ne Strukturat Euroatlantike dhe marredheniet dypaleshe midis Shqiperise dhe Britanise se Madhe, kane qene temat kryesore te takimit midis dy homologeve. Ne takimin e zhvilluar ne Londer, ministri i Jashtem i Anglise shprehu mbeshtetjen e qeverise britanike per proceset integruese te Shqiperise ne NATO dhe Bashkimin Evropian. Nga ana e tij, ministri Basha e njohu homologun e tij ne lidhje me perkushtimin e politikes shqiptare per reformen ne drejtesi dhe ate elektorale, si kusht per integrim. Nje teme qendrore e bisedes mes dy ministrave te Jashtem ishte edhe statusi i Kosoves. Po keshtu, nga ministri britanik i Jashtem u vleresua edhe roli i Shqiperise, si nje faktor qe siguron paqen dhe stabilitetin ne rajon. Ne perfundim te ketij takimi, ministri i Jashtem, Basha, e ftoi homologun e tij britanik, Miliband, per nje vizite ne Shqiperi, ftese e cila u pranua me kenaqesi nga ana e tij. Po dje, ministri Basha, gjate vizites se tij ne Angli, zhvilloi takime me Kryetarin e Komisionit te Politikes se Jashtme ne Parlamentin britanik, Mike Gapes, si dhe me zevendeskryetarin e Grupit Gjitheparlamentar per Shqiperine, John Grogan.
F.M