E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scholes në mjegull

Veterani i Manchester Unitedit, Paul Scholes thotë se nuk e di ende nëse do të luajë vitin e ardhshëm apo jo. Mesfushori anglez është i koncentruar në këtë sezon. Ai kërkon nga shokët e skuadrës që ta vazhdojnë këtë ritëm, në mënyrë që në fund të sezonit të shpallen kampionë. Nga Express më 27 janar 2011 në ora 09:58

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes thotë se ende nuk është i vendosur nëse do të vazhdojë të luajë edhe për një vit.

Shoku i skuadrës së Scholes, Ryan Giggs ka deklaruar se do ta nënshkruajë kontratën edhe për një vit me ekipin nga Old Traffordi, përkundër faktit se tash është 37 vjeç.

Të dy lojtarët ishin pjesë e “Djajve të Kuq” të martën mbrëma, në fitoren dramatike ndaj Blackpoolit, por Scholes u largua pas problemeve në ijë.

“Unë nuk e di se çka do të bëj vitin tjetër”, tha Scholes për televizionin e klubit, MUTV. “Unë vetëm dua të koncentrohem dhe të luaj këtë sezon. Unë kam dëshirë të pushoj 1-2 javë për Krishtlindje. Por, unë isha jashtë për një kohë më të gjatë, kjo nuk është ideale. Mirëpo, unë shpresoj që në javët e ardhshme ta gjej formën më të mirë”, vazhdoi ish-përfaqësuesi anglez.

36-vjeçari po e shijon momentin e mirë të ekipit të tij. Ai bën apel që shokët e tij të vazhdojnë me ritëm të njëjtë, për ta fituar titullin e kampionit.
“Do të luajmë si mysafirë me ekipe si Liverpool, Arsenal e Chelsea. Ne jemi në një pozitë dhe në një moment të mirë për momentin. Duhet ta vazhdojmë këtë rrugë”, shtoi ai.

Menaxheri i Blackpoolit, Ian Holloway e ka lavdëruar veteranin e Manchester Unitedit, pasi Scholes ia dhuroi Berbatovit një top, për golin e fitores.

“Paul Scholes është njëri prej favoritëve të mirë të përhershëm për pasimin e topit. Kur pason ai, topi shkon ekzakt aty ku dëshiron ai. Gjithmonë e kam dashur këtë lojtar për këtë. Kam luajtur kundër tij 1-2 herë dhe ai është një gjeni absolut. Ai është model për çdokënd që dëshiron të luajë futboll. Është kënaqësi ta shohësh. Shpresoj që të luajë ende”, theksoi Holloway.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›