E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, 1 nga 10 lojtarët më të ndëshkuar në Evropë

TIRANë- Në listën e 10 lojtarëve që shkaktojnë më shumë faulla në Evropë dhe që dallohen nga numri i lartë i kartonëve të marë, hyn edhe shqiptari Lorik Cana.

Mesfushori i Sanderlendit, Lorik Cana renditet në vendin e tetë me 12 pikë të grumbulluara, pasi deri tani ka marrë 11 kartonë të verdhë dhe një të kuq.

Listën e futbollistëve që kanë më shumë probleme me kartonët dhe ndërhyrjet e parregullta e kryeson futbollisti i Tenerifes në Spanjë, Luna, që ka marrë 17 pikë, ose më saktë 13 kartonë të verdhë dhe dy kartonë të kuq.

Kampionati italian është gjithashtu problematik përsa i përket lojtarëve që marrin kartonë të verdhë, pasi Doni i Atalantës, Aronika dhe Paolo Kanavaro të Napolit, renditen përkatësisht nga vendi i dytë te i katërt, të gjithë me 13 pikë të grumbulluara. Po aq ka edhe mesfushori argjentinas i Liverpulit, Maskerano.
Në fillimin e çdo ndeshje, arbitrat u kërkojnë futbollistëve që të zhvillohet një lojë sa më “fair-play”, por ka nga ata që janë gjithmonë problematikë, duke ndërhyrë ashpër, ose duke u sjellë pa korrektesë në fushën e lojës. Ndër të ndëshkuarit renditja bëhet në varësi pikësh, ku kartoni i verdhë vlerësohet me një pikë, kartoni i kuq vlerësohet me dy pikë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›