E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet traktori i vjedhur në Afrikën e Jugut

Traktori i vjedhur në Afrikën e Jugut përfundon në Durrës. Një 48-vjeçar nga Maminasi po hetohet në gjendje të lirë për trafikim të mjeteve motorike. Procedimi ndaj shtetasit Y.K. nisi pasi nga verifikimet e kryera nga shërbimet e policisë kufitare të Portit të Durrësit mbi mjetin traktor bujqësor me targa TV 055069, rezultoi se mjeti ishte vjedhur në Afrikën e Jugut. Denoncimi për vjedhjen e këtij mjeti ishte bërë më 24 qershor të vitit të kaluar dhe këto ditë mjeti bujqësor përfundoi në Portin e Durrësit. Policia ka sekuestruar traktorin dhe ia ka përcjellë prokurorisë materialet për hetime të mëtejshme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›