Dy nëna kërkojnë mbrojtje prej djemve të dhunshëm
Dhuna në familje, dy nëna detyrohen të denoncojnë djemtë për të marrë mbrojtje nga policia. Policia ka plotësuar kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për një çift dhe dy gra të tjera. Ndërsa një 32-vjeçare ka kallëzuar për dhunë sistematike bashkëshortin e saj nga Durrësi, dy rastet e tjera kanë të bëjnë me dhunën që djemtë ushtrojnë mbi prindërit. Policia deklaroi se një 49-vjeçare nga Spitalla ka denoncuar dhunën e vazhdueshme që i biri, 21-vjeçari F.Zh. ushtron mbi të, duke e ofenduar rregullisht dhe ndonjëherë goditur. Ndërkaq, në polici kanë kërkuar ndihmë dhe dy shtetas, burrë e grua, përkatësisht 61 dhe 64 vjeç, pasi janë rrahur e kërcënuar nga djali 35-vjeçar që jeton bashkë me ta në lagjen 12 të Durrësit.
#