E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kriza po thellohet, zgjidhje protestat

TIRANE-Edhe njëherë sot Partia Socialiste ka përforcuar thirrjen se zgjidhje e krizës jo vetëm politike që sipas selisë rozë ka pushtuar vendin, janë pikërisht protestat.
Deputeti socialist Blendi Klosi deklaroi sot ne nje deklarim per shtyp se pas hedhjes poshtë në Kuvend të ofertave të PS për kompromis, vendi hyn në një krizë edhe më të thellë. “Në këto kushte, në mungesë të një partneri të interesuar në dialog e kompromis, në mungesë të një partneri me minimumin e kulturës demokratike europiane, rruga e vetme që i mbetet opozitës shqiptare për përmbushjen e të drejtës së saj kushtetuese për transparencë, janë protestat”.

Në emër të PS, Klosi thekson se votimi në Kuvend ishte përgjigja e prerë kundër kompromisit.

“Votimi i turpshëm i ditës së premte tregoi se dhe parlamenti, si një sektor i Administratës Publike, merr vendime nën tiraninë e kartonave të pushtetit. Me anë të këtij veprimi Sali Berisha dhe Jozefina Topalli i thanë qartë Partisë Socialiste dhe mbarë shqiptarëve se ata nuk janë të interesuar për dialog, se ata nuk janë të interesuar për një zgjidhje institucionale të krizës”.

Sipas Klosit hedhja në protesta nis dhe nga fakti tjetër edhe më i rëndë, kriza nuk është vetëm politike, por një krizë edhe më e madhe po depërton në ekonominë e shqiptarëve.
“Sot Shqipëria është në një krizë më të thellë se dje dhe fatkeqësisht kriza nuk është më thjesht e vetëm një krizë politike. Shqiptarët e ndjejnë përditë krizën e thellë ekonomike që po kushtëzon cilësinë dhe standardet e tyre të jetesës. … vështirësitë me të cilat përballen qytetarët shqiptarë kanë shkuar aty ku nuk mban më”.

PS konsideron se përballë kësaj situate që i ka rrënjët tek një qeveri që nuk përfaqëson më vullnetin e shqiptarëve, zgjidhja e vetme janë protestat. “Përballë kësaj situate mbetet vetëm një mënyrë për të gjetur zgjidhje: protestë dhe vetëm protestë”, deklaroi Klosi.

Edhe Edi Rama, kreu i socialisteve pak dite me pare beri thirrje per daljen ne protesta. Sipas Rames, protestat do te kene jo vetem kerkesen per trasnparence te zgjedhjeve, por edhe largimin e qeverise.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›