E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josa: “E patë të gjithë, golat u pësuan nga gabimet”

"E patë të gjithë, golat u pësuan nga gabimet. Ne nuk e nisëm ndeshje që nuk nisim aspak si inferiorë përballë Kajserisporit. Ishte një ndeshje që e filluam me iniciatëvë të plotë. Ekipi i Kajserisporit ishte një ekip shumë i kujdesshëm ashtu sic e kishim parashikuar. Por, mund të them edhe pse u ndëshkuam me golin e parë, ne sulmuam përsëri, teksa patëm edhe rast për të barazuar rezultatin. Goli i dytë na goditi. Ana psikologjike e ekipit tonë nuk ra. U bë një lojë me plot durim nga skuadra jonë. Rastet e krijuara ishin rrjedhë logjike e lojës dhe jo e rastësisë. Është një rezultat që favorizon komplet ekipin e Kajserisporit. Në Turqi ne do të shkojmë për të luajtur një futboll të bukur".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›