Valon Behrami: “Jemi gati për sfidën e re”

Valon Behrami, mesfushori i djathtë i Lacios mbetet një nga protagonistët e ekipit krueqytetas. "Nëse do të qendrojnë penalizimet e dhëna do të jemi gati për sfidën". Kosovari i natyralizuar si zvicerian, megjithëse është vetëm 21-vjec, dëshmon një karakter të fortë dhe shihet si një pikë referimi. "Të nisemi me n jë handikap me 11 pikë nuk do të jetë sigurisht e lehtë, por nësë do t'i bëjmë një nisje të mirë kampionatit do të kemi gjithë kohën për të bërë një sezon të bukur". Megjithatë, zhgënjimi mbetet te ai. "Sinqersisht më zëmëron fakti që nuk mund të marrë pjesë në Kupën UEFA me Lacion, duke parëqë këtë objektiv unë dhe shokët e mi e kishin fituar në fushë, pa asnjë dhuratë nga të tjerët". Behrami flet edhe për gjendjen tij fizike" "Në raport me sezonin e kaluar fizikisht jam më mirë dhe nëse do të vazhdoj kështu, jam i sigurt se më fund do të filloj të përdor topin. Nëse do t'ia arrij të ndjek këtë përmirësim, në fund të muajit do të jem gati për disa ndeshje".