E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sagllam: “Të fitosh në Tiranë 2-0 është e kënaqshme”

"Nëse do të shohim rezultatin final të ndeshjes 2-0. Është një rezultat i kenaqshëm. Pjesën e parë ishim ne ishim zotër të fushës dhe arritëm ta mbyllim me fitoren tonë. E dinim shumë mirë se kundërshtari ynë në pjesën e dytë do të merrte përsipër rrezikun dhe kërkuam të luanim sa më të kujdesshëm. Terreni ishte i vështirë dhe nuk na lejoi shumë të dilnim në lojën tonë. Minutat e fundit të ndeshjes i dhamë më shumë hapësirë kundërshtarit dhe për ne ishte fat që lojtarët e Tiranës nuk arritën të shënonin. Dua të them se të fitosh në Tiranë 2-0 është e kënaqshme. Është një avantazh i madh dhe për ndeshjen e kthimit. Besojmë se duke shfrytëzuar avantazhin e ndeshjes së parë do të arrijmë të kalojmë në turin tjetër. Pesë ndeshje rradhazi ekipi ynë nuk ka pësuar gol, katër ndeshje në Europë dhe një në kampionat. Ky është një fakt i rëndësishëm. Dua të falenderoj dhe tifozët për pjesëmarrjen dhe për mikpritjen. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe ne në ndeshjen e kthmit".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›