E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: “Ajaksi? Mendojmë të luajmë në finale”



Brenda katër ditësh dy ndeshje shumë të veçanta për Lorik Canën, kapitenin shqiptar të Olimpikut të Marsejës. Së pari, të enjten kundër Ajaksit në Kupën UEFA dhe të dielën kundër Paris Sën Zhermenit, ish-skuadrës ku kosovari u rrit si futbollist. Gjatë një interviste të dhënë për faqen sportive franceze football365.fr, Loriku pohon se ai ka besim te ekipi i tij për pjesën e mbetur të sezonit, por dhe në përballjen kundër Ajaksit.

Lorik Cana, Olimpiku i Marsejës sërish mori një barazim këtë fundjavë në “Velodrome” përballë Valensienit. Si e shpjegoni ju këtë përformancë të dobët?
Në këto lloj ndeshjesh është e vështirë ta thuash pse nuk shënuam. Dhe fatkeqësisht nuk po arrijmë të bëjmë diferencën në këto momente. Jemi të sigurt se do të vazhdojmë të pretendojmë shumë lart në kampionat. Duhet absolutisht të marrim më shumë pikë në shtëpi.
Olimpiku i Marsjesës, megjithatë është në podium...
Duhet thënë se situata jonë nuk është e keqe. Efektivisht jemi mirë në klasifikim në nivelin e pikëve, por jo në atë mundësive që kemi.
Kjo ndeshje kundër Valensien, mund t’ju rëndojë në luftën për në Kupën e Europës?
Kupa e Europës (UEFA) është një kontekst krejt i ndryshëm. Ajaksi i Amsterdamit është një ekip i ndryshëm, prestigjioz e që luan me topin. Edhe ambienti do të jetë krejtësisht i ndryshëm.
Është ekipi i tretë holandez që ju takoni këtë vit...
E njohim më pak se PSV Eindhoven. Ajaksi është pas Tuentes në kampionat, por tani nuk po ecin dhe aq keq. Ka humbur sulmuesin e tij më të mirë, që është nisur te Reali i Madridit (Huntelarin), por qëndron gjithmonë një ekipi kompetitiv. Nxori jashtë loje Fiorentinën. Për ne do të jetë një tjetër ballafaqim interesant. Për një ekip si i yni, që pretendon të jetë në finale, së pari duhet të kalojë këtë kundërshtar.
A është fitimi i Kupës UEFA një objektiv i vërtetë për ju?
Na kanë mbetur vetëm dy kompeticione dhe duhet luajtur deri në fund. Në kampionat ne jemi të renditur shumë mirë dhe pretendojmë të qëndrojmë po aty. Ky është dhe objektivi kryesor. Por, gjithashtu kemi nevojë të luajmë në Kupën UEFA deri në finalen e saj.
Java pason më një ndeshje në Paris të dielën në mbrëmje...
Na duhet një fitore në “Park des Princes”. Është një ndeshje që mezi pres ta luaj personalisht. Më jep gjithmonë kënaqësi të madhe të luaj atje. “Parc des Princes” është një nga fushat më të bukura për të luajtur në Francë.
I trembeni ju këtij ekipi parisien, që ka së fundi një dinamikë të mirë?
Ky ekip nuk bënte shumë zhurmë në fillim të sezonit. Individë të rinj mbërritën dhe e gjetën menjëherë formën. Nuk është rastësisht që ndodhen në atë vend në renditje. Në shtëpi kanë fituar më shumë ndeshje se Lioni. Por ne i kemi mjetet për t’u bërë ballë të dielën.

12 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›