Anxhelina Zholi në dietë ekstreme
Anxhelina Zholi po tenton të humbasë nëntë kilogramë e gjysmë për 21 ditë. Aktorja 33-vjeçare dëshiron të humbasë peshë për rolin e saj në filmin e ri “Salt”, ku do të luajë rolin e një vrasëse të CIA-s, e cila është e detyruar që për shërbimet e saj të maskohet si burrë. “Për të luajtur rolin e mashkullit, Anxhelina është e vetëdijshme se duhet të dobësohet shumë”, - ka thënë një burim. Zholi është treguar e gatshme të fillojë dietën e çuditshme vetëm tri ditë pas nominimeve “Oscar” dhe tashmë po vuan pasojat me lodhje dhe dobësi. Një burim është shprehur për revistën britanike “Grazia”: “Ajo ka 21 ditë që po mban dietë dhe ka humbur mjaft nga pesha trupore. Ushqimi që po konsumon është i varfër dhe me vakte të vogla”. Një tjetër burim ka thënë: “Bred i tha Anxhelinës se nëse do të vazhdonte dietën, ai do të largohej prej saj. Më pas ajo filloi të bërtiste dhe të ankohej se ai nuk po e mbështeste aspak në planet për të ardhmen. Më pas ai e kuptoi se gjithçka që do t’i thoshte asaj do të ishte e gabuar dhe në këtë mënyrë shkoi në Los Anxheles ku do të qëndrojë për disa ditë me miqtë e tij”.
12 Mars 2009