Penelope Kruz bëhet bionde për “Los Abrazos Rotos”
Fituesja e çmimit “Oscar”, Penelope Kruz, është shndërruar në një bionde seksi për rolin e saj në filmin e ri “Los Abrazos Rotos”.
Regjisori Pedro Almodovar ka shprehur vendosmërinë për të ndryshuar disi pamjen “e konsumuar” të aktores spanjolle, e cila me imazhin e saj ishte prezantuar në shumë filma, përfshirë edhe komedinë e Vudi Alen, “Vicky Cristina Barcelona”. “Para se të filloja përgatitjet për filmin, kisha vendosur që të shmangia stilet e konsumuara. Dua të provoj të mos përsëris stilet e flokëve që Penelope i ka përdorur në filmat e tjerë”, - ka thënë regjisori Pedro Almodovar. Për të do të ishte ideal një fustan i kuq i shkurtër, i cili do të shkonte mirë me stilin e ri të flokëve. Almodovar sqaron: ”Para se të fillonim përgatitjet e filmit kisha vendosur të ndryshoja pamjen e aktores Kruz, e cila është frymëzuar nga stili i aktores italiane Sofia Loren, stil që aktorja spanjolle e ka përvetësuar më së miri. Pasi pashë fotografitë nga filmi “Vicky Cristina Barcelona” u binda më tepër për këtë ndryshim. Nuk dua që filmi të jetë përsëritje e skenave të mëparshme. Dua që gjithçka të jetë e përkryer, me Kruz që aktron në mënyrë të shkëlqyer, por me një shkëlqim të ndryshëm nga ai që jemi mësuar ta shohim.
12 Mars 2009