Mars 2009, Shqipëria e 80-ta në FIFA
Shqipëria ka humbur një vend në raport me muajin shkurt 2009, duke zbritur tashmë renditjen e muajit mars në vendin e 80-të me 420 pikë, -15 pikë në pak. Barazimi pa gola në Maltë ka dhënë ndikimin e vet të Shqipërisë në renditjen botërore të përmuajshme të publikuar nga FIFA. Në renditjen specifike kontinentale, atë UEFA-s, Shqipëria është sërish e 37-ta nga 53 vende anëtare të qeverisë së futbollit europian, duke lënë pas si vende të tilla si Qipro, Austria, Bjellorusia. Hungaria, kundërshtarja jonë e 28 marsit e Botërorit 2010 ka zbritur 5 vende dhe tani ndodhet në vendin e 48-të. Danimarka, me të cilën do të përballemi, më 1 prill, ka zbritur 4 vende, tani e 38-ta. Portugalia ndodhet e 10-ta në FIFA (+2 vende), Suedia nuk ka lëvizur, tani e 25-ta në FIFA. Malta, me barazimin kundër Shqipërisë, është ngjitur tetë vende, tani 146-ta. Renditja botërore dhe ajo europiane kryesohet nga Spanja (1666 pikë), Gjermania (1366 pikë) e Holanda (1317 pikë).
GRUPI 1
Ekipi FIFA UEFA PIKË LËVIZJA
Portugalia 10 8 1025 +2
Suedia 25 17 782 0
Danimarka 38 23 701 -4
Hungaria 48 26 596 -5
Shqipëria 80 37 420 -1
Malta 146 9 169 +8
12 Mars 2009