E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Arsenali më ka kërkuar si 16-vjeçar


Në prag të takimit të fundjavëstkundër Arsenalit, kapiteni i Sunderlandit, Lorik Cana, ka konfirmuar se ai ka mundur të luajë për Topçinjtë.
"Jam ftuar nga Arsenali për prova kur kam qenë 16 vjeç, por nuk mund të vija për shkak të problemeve me vizën".
"Nuk kam mundur t'i kompletoj letrat e duhura. Kur jeni refugjat në një vend, nuk mund të largoheni nga ai".
"Shkova në ambasadë dhe kërkova viza, por ishte e pamundur. Por fati i secilit është i ndryshëm, i imi ishte të shkoj dhe të luaj në Francë, dhe isha i lumtur që e bëra këtë", ka thënë Cana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›