Cana Demtimi jo i rende

Lojtari i gjiganteve turq te Gallatasarait nuk do te jete sot ne fushe ne Minsk per shkak te nje demtimi te pesuar ne kavilje gjate nje dueli me Edin Xhekon. 27-vjecari i cili mbajti shiritin e kapitenit ne ndeshjen e barazuar 1-1 me Bosnje-Hercegovinen ishte protagonist i nje paraqitjeje te jashtezakonshme te premten.
Ai u aktivizua i demtuar ne gju ndersa qendroi ne fushe deri ne mbylljen e takimit pavaresisht dhimbjeve ne kycin e kembes. Me sakrificen dhe aftesite e lindura si lider Cana ishte nje prej lojtareve qe udhehoqi kuqezinjte drejt rezultatit pozitiv ne Qemal Stafa.
Ai ka bere gjithcka qe te luante edhe kunder bjelloruseve por kjo ishte e pamundur. Gjate dy diteve pas ndeshjes me Bosnjen perpara se perfaqesuesja te nisej drejt Bjellorusise se bashku me stafin mjekesor provuam qe te rikuperohesha ne kohe. Gjithsesi ishte e pamundur per mua qe te luaja ne Bjellorusi. Fatkeqesisht demtimi me Bosnjen e beri te pamundur qe te isha ne fushe neser sot. Demtimi nuk eshte i rende por nuk mund te luaja tani konfirmoi mesfushori.
Cana ka folur per perballjen e sotme te Shqiperise ne stadiumin Dinamo duke theksuar se mungesat e bejne kete sfide edhe me te veshtire. Ai deklaroi Edhe nese skuadra do te kishte qene e gjitha mendoj se ne Bjellorusi do ta kishim shume te veshtire. Nderkohe qe mungesa e tre lojtareve te formacionit titullar duke menduar edhe Currin e Bogdanin dhe fakti qe trajneri Kuzhe nuk mund te ishte ne stolin e ekipit kombetar e bejne edhe me te veshtire kete sfide. Gjithsesi Shqiperia i ka lojtaret per te pretenduar rezultat pozitiv edhe ne kete sfide.