Sfida e kombetares shqiptare kunder Bjellorusise

Kombetarja e Shqiperise do te kerkoje te ruaje serine pozitive ne ndeshjen e katert per eliminatoret e Euro 2012 ne grupin D pasi ne oren 1930 do te zbrese ne stadiumin Dinamo te Minskut kunder formacionit vendas te Bjellorusise. Perfaqesuesja kuqezi ka grumbulluar 5 pike ne tre sfidat e para po aq sa edhe skuadra bjelloruse shifra keto qe e bejne kete nje sfide te drejtperdrejte per dy skuadrat qe kerkojne te mbajne gjalle endrren per nje kualifikim per ne kompeticionin me te rendesishem te futbollit evropian.
Nje objektiv me shume i veshtire per kombetaren shqiptare qe pervecese duhet te sfidoje temperaturat e uleta do te zbrese ne fushen e lojes me shume demtime. Mungesave te trajnerit Josip Kuzhe dhe mbrojtesit Debatik Curri i jane shtuar ato te Lorik Canes i demtuar ne kavilje gjate ndeshjes se fundit me Bosnjen dhe Erjon Bogdanit te pezulluar per shkak te kartoneve. Keto mungesa te rendesishme do te sjellin dhe ndryshime ne formacionin shqiptar qe edhe ne kete takim do te drejtohet nga trajneri i dyte Xhemal Mustedanagic.
Porta kuqezi do ti besohet perseri Arjan Beqaj ndersa moduli 4-4-1-1 do te nise me katershen e mbrojtjes ku Teli do te marre vendin e Canes ne qender te mbrojtjes bashke me Dallkun. Ne krahun e djathte do te luaje Lila ndersa ne te majtin Vangjeli. Asnje ndryshim ne mesin e fushes me Duron e Bulkun ne qender dhe Muzaken e Agollin ne krahe. Salihi do te jete sulmuesi i vetem por shkodrani do te kete mbeshtetjen e kapitenit Skela qe pervec fantazise se lojes shqiptare do te luaje edhe rolin e sulmuesit te fshehte. Me kete formacion kombetarja shqiptare do te kerkoje te ruaje ecurine rekord te Shqiperise e cila ne tre ndeshjet e para te eliminatoreve te Euro 2012 nuk e njeh humbjen.
Nertan Prifti