Kuzhe video-konference nga Tirana me skuadren

Edhe pse vetem 72 ore me pare doli nga spitali pas hemorragjise cerebrale trajneri vazhdon ta kete mendjen te sfidat kualifikuese te skuadres ne Grupin D te Euro 2012. Pasi nuk arriti ti takonte kuqezinjte perpara sfides se barazuar 1-1 me Bosnje-Hercegovinen presidenti i FSHF-se Armand Duka nuk e lejoi sepse shendeti i trajnerit mund te perkeqesohet tashme kroati ka vendosur ti gjendet prane ekipit perfaqesues.
Sapo ka perfunduar stervitja e djeshme ne Minsk e cila ishte e fundit perpara ndeshjes me Bjellorusine e drejtuar nga Bernd Shtange skuadra ka udhetuar menjehere drejt hotelit ku eshte akomoduar per te biseduar ne distance me trajnerin. Me ndihmen e Federates Shqiptare te Futbollit Kuzhe u ka folur lojtareve nepermjet nje video-konference nga Tirana.
Diskutimi me ekipin ka nje shpjegim teper te thjeshte sfida e sotme eshte mjaft delikate per Kombetaren e futbollit. Arsyeja e pare jane mungesat e disa elementeve kyce. Pas humbjes se Debatik Currit per shkak demtimi ne fushe perballe bjelloruseve nuk do te jene as Lorik Cana i demtuar te premten dhe Erjon Bogdani i skualifikuar me kartone. Se dyti rezultati i ndeshjes ne Minsk mund te vendose shume per sa i takon ecurise se Shqiperise ne keto eliminatore te trofeut kontinental.
Nje humbje do te bente qe kuqezinjte te rreshqisnin disa vende me poshte ne klasifikim ndersa barazimi ose fitorja do te vazhdonin serine e rezultateve pozitive dhe do te rrisnin shanset per ti mbyllur kualifikueset ne pozita shume te mira. Ne nje moment te tille tekniku 57-vjecar ka kerkuar ti jape zemer skuadres per te dhene maksimumin ne fushen e lojes por edhe per te dhene detyrat specifike per futbollistet. Objektivi eshte krijimi i nje mbrojtjeje solide me shpresen per tu larguar nga Bjellorusia me nje pike. Por direktiva kishte edhe per mesfushoret dhe sulmuesit duke dhene zgjidhje qe Shqiperia te paraqitet rrezikshem ne porten kundershtare.
Pasi eshte larguar nga spitali dhe po qendron ne shtepine e tij me qira ne Tirane drejtuesi i stolit kuqezi duket se e ka marre edhe me shume veten. Djali i tij Marko ka bere te ditur per mediat kroate se trajneri ka rifilluar ritmin normal te jetes ku natyrisht qe pjesen me te madhe te bisedave e zene temat rreth futbollit. Babai im ndihet mire dhe eshte rehabilituar me sukses. Ndoshta pas afro dhjete ditesh do te udhetojme drejt Zagrebit ku ai do te vazhdoje te qetesohet. Prej disa ditesh ai ka rifilluar te jetoje me futbollin. Diskutimet rreth ketij sporti zene pjesen me te madhe te bisedave konfirmoi Marko Kuzhe.