E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Do luajmë me zemër, s'është çudi të mundemi 0-4

TIRANE-Lorik Cana, një nga futbollistët kryesorë të kombëtares shqiptare, ka analizuar ekipin francez, të cilin e njeh mjaft mirë për shkak të viteve të kaluara në Francë. Cana ka deklaruar se pavarësisht cilësive, Shqipëria ka një avantazh të madh ndaj francezëve. "Ata kanë aq shumë lojtarë, sa nuk dinë ku t'i çojnë, por është e sigurt se në fushë nuk do të kenë zemrën tonë, - tha Loriku. - Ata na respektojnë, por janë një ekip që edhe nëse të mundin 4-0, nuk është ndonjë hata".

Lala: Kjo, ndeshja e ediconit, do japim më shumë se 100 %
Altin Lala do të ulet në stol në ndeshjen e sotme me Francen, por për kapitenin e kombëtares, gjithçka është në dorë të trajnerit. Ai është në formë pas një viti pa dëmtime, megjithatë Kuzhe ka preferuar Bulkun për shkak të agresivitetit të tij. "Çdo lojtar ka dëshirë të luajë, por e vendos trajneri, - tha Lala. - Kjo është ndeshja më e rëndësishme e edicionit dhe publiku e pret me padurim. Për një trajner pastaj është shumë e lehtë të motivojë ekipin. Çdo lojtar duhet të japë më shumë se 100 % dhe të jemi gjakftohtë", shtoi ai. I pyetur sesi mund të ndalet një si Riberi, me të cilin është përballur në Gjermani, Lala thotë: "Në fakt nuk është vetëm Riberi, pasi ata kanë dhe Nasri, Maluda, Benzema, të cilët duhen dubluar në fushë".

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›