E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rebelët: Gadafi në Libi, e drejta jonë për ta vrarë

TRIPOLI – “Muamar Gadafi ndodhet në Libi dhe, nëse nuk largohet, është e drejta jonë për ta vrarë''- kështu kanë deklaruar zyrtarët e lartë të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, krahu politik i rebelëve. "Ne mendojmë se ai është në Libi (...). Është e drejta jonë për ta vrarë'', theksoi Ahmad Darrad, i ngarkuar me çështjet e brendshme të vendit. "Ai na ka vrarë, është një kriminel. Në botë, nëse një kriminel nuk largohet, është e drejta e atyre që zbatojnë ligjin për ta vrarë'', shtoi Darrad. Sipas rebelëve, Muamar Gadafi fshihet në Bani Walid, në juglindje të Tripolit ose në rrethinat e kryeqytetit. Ndërkohë që besnikët e Gadafit refuzuan edhe ultimatumin e udhëheqësve të Këshillit të Tranzicionit të dorëzoheshin deri të shtunën, ndryshe do të përballeshin me reagimin më të ashpër ushtarak. Musa Ibrahim, zëdhënës i Muamer Gadafit tha se mbështetësit e tij në qytetin e tij të lindjes Sirte do ta refuzojnë një ultimatum të kryengritësve për dorëzim deri të shtunën, ose ballafaqohen me sulm. Zëdhënësi tha se “asnjë komb me dinjitet nuk do ta pranojë ultimatumin nga bandat e armatosura”, raporton agjencia AP. Mustafa Abdul Xhalil, kreu i Këshillit Kombëtar Tranzitor, në Libi tha se ultimatumi u drejtohej veçanërisht forcave të Gadafit që vazhdojnë të rezistojnë në mbrojtje të qytetit Sirte dhe qyteteve të tjera. Ultimatumi i rebeleve erdhi menjëherë pas publikimit të lajmit se gruaja e kolonelit dhe tre fëmijët e Gadafit ndodhen në Algjeri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›