E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Krujë, aksident automobilistik, katër të plagosur rëndë

FUSHË KRUJË- Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të thumanës. mësohet se dy automjete, njëri me targa të Mirditës dhe tjetri me targa Kosove janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar dhe plagosjen e 4 personave.

Këta të fundit janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak.

Në bazë të hetimeve praprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë ngushtimi i rrugës për shkak të punimeve në autostradë dhe mungesa e shenjave që sinjalizojnë ngushtimin.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›