E Shtunë, 31 Tetor 2026

Astronomi, zbulohet ylli që nuk duhej të ekzistonte!

FRANCË- Astronomët kanë zbuluar një yll të vjetër 13 miliardë vjet në Rrugën e Qumështut, që nuk duhej të ekzistonte, sipas ligjeve të fizikës.

Shkencëtarët kanë thënë se ylli përbëhet nga heliumi dhe hidrogjeni, dhe se gjendet në ‘zonën e ndaluar’ të formimit të yjeve, shkruan Digital Journal.

Ylli përbëhet nga retë e gazit të dendur të ftohtë molekular, i cili është dashur që të bie dhe të rritet dendësia. Një gjë e tillë ndodh kur një re e tillë ndeshet me një tjetër si motër ose me një supernovë gjigante.

Shkencëtarët francezë dhe gjermanë, të cilët kanë zbuluar yllin SDSS J102915+172927, ekzistenca e të cilët është për momentin e pashpjegueshme, është në tërësi i përbërë nga hidrogjeni dhe heliumi, ndërkohë që përmasa e ti është 200 milionë herë më të vogël se sa Dielli ynë dhe ndodhet në plejadën e Luanit në galaktikën tone.

Astronomët besojnë se hidrogjeni, heliumi dhe litiumi janë krijuar pak kohë pas shpërthimit të madh, Bing Bang.

Pas analizës së karakteristikave u konkludua se ylli ka pak litium, që është befasuese, pasi yjet e vjetra sikur ky do të duhej të kenë më shumë elemente, ndërsa pjesa e litiumit është 50 herë më e vogël se sa pritej. Po ashtu, ylli është dashur të përmbajë më shumë metale të ndryshme, thonë shkencëtarët.

Sipas shkencëtarëve, është befasuese prania për herë të parë e një ylli në ‘zonën e ndaluar’, që nënkupton se shkencëtarët duhet që serish të studiojnë disa nga modelet e formimit të yjeve.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›