Coppola lë gjurmën e tij në pllakën emblemë të Durrësit
DURRËS -Regjisori Frencis Ford Coppola mbrëmjen e kaluar ka nënshkruar në pllakën e veçantë që do të zbukurojë bulevardin e yjeve të artit në Durrës.
Para shfaqjes së filmit "Tetro" Coppola ishte protagonist në ceremoninë simbolike të firmosjes së pllakës, siç kanë bërë më parë edhe regjisori Crysztof Zanussi dhe aktorët Claudia Cardinale dhe Rade Serbedzija.
Mbrëmjen e kaluar në amfiteatrin antik të Durrësit në prani të kryeministrit Sali Berisha dhe zonjës së tij regjiisori amerikan u nderua me çmimin "Gladiatori i artë" për karrierën dhe novatorizmin e tij në kinemanë botërore.
Në edicionin e katërt të Festivalit ndërkombëtar veror të filmit në Durrës kinemaja amerikane ishte e ftuar speciale dhe ajo u paraqit dje me dy filmat e regjisorit të madh Coppola "Rini pa rini" dhe "Tetro".
Ky edicion i Feestivalit mbyllet sot në mbrëmje me ndarjen e çmimeve për filmat fitues.
(d.b/BalkanWeb)