Greqi, qeveria kundër Treshes: Jo masa të reja financiare
ATHINË- Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos i ka thënë “jo” kërkesës së Trojkës për masa të reja financiare, me qëllim mbushjen e boshllëkut në buxhetin e shtetit, duke i cuar kështu në një rrugë pa krye bisedimet mes ekipit të Treshes dhe qeverisë greke.
Sipas mediave, zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Venizelos ka qenë i ashpër në fjalët e tij me ekipin e Trojkës gjatë një mbledhjeje maratonë që ka zgjatur disa orë.
Sipas të dhënave që vijnë nga Ministria e Financave, palët nuk bien dakord për mënyrën se si duhet të mbulohet deficiti buxhetor, teksa qeveria greke pretendon se ai rritet më tepër për shkak të recesionit dhe se mund të mbulohet pa qenë nevoja e masave të tjera shtesë, që lidhen me shkurtimin e pensioneve dhe vendeve të punës.
Trojka, vlerëson se deficiti do të jetë rreth 8,6 - 8,7% dhe kjo rritje, sipas saj, i dedikohet mangësive të politikës qeveritare. Për këtë arsye përfaqësuesit e Trojkës kërkuan marrjen e masave shtesë, me vlerë 1,5 miliardë euro.
Ministria e financave reagoi kundër kërkesës së Treshes për të ndërhyrë me masa të reja, me arsyetimin se një zhvillim i tillë do të ndikonte edhe më negativisht në recesionin e ekonomisë greke.
Sipas përfaqësuesve të ministrisë së Financave, ministri Venizelos, pasi komunikoi edhe me kryeministrin, vendosi "t'i ngrijë" negociatat me Trojkën dhe bisedimet e reja të fillojnë dhjetëditëshin e ardhshëm të Shtatorit.
Shtyhet ndërkohë edhe mbledhja e FMN-së që pritej të miratonte këstin e 6 të kredisë prej 110 miliardë Euro. Takimi i FMN ishte caktuar për 15 shtator dhe tani do të zhvillohet më 27 shtator.
Mosmarrëveshje midis ministrisë së financave dhe Trojkës pati gjithashtu është për çështjen e privatizimeve. Memorandumi i nënshkruar vitin e kaluar me Trojkën parashikonte që brenda shtatorit në arkën e shtetit të kenë hyrë më shumë se 1 miliard Euro nga privatizimet, gjë që është e vështirë të realizohet në kushtet e klimës aktuale financiare në Greqi.
(e.m/BalkanWeb)