E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: “Eliminimi? Kishim ngrënë “bukën e zezë”



Kapiteni i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, mbeti fort i zhgënjyer nga humbja e sidomos nga eliminimi i ekipit të tij nga Kupa UEFA përballë skuadrës ukrainase Shahktar Dontesk. Një eliminim, në fakt i merituar, pasi francezët i humbën të dyja takimet: 2-0 dhe 2-1. Lorik Cana (25 vjeç, 19 ndeshje, 1 gol këtë sezon), deklaroi për mediat franceze, se edhe pse ai personalisht është i trishtuar, nuk duhen të jenë kurrsesi të dekujaruar, pasi Olimpiku i Marsejës kryeson kampionatin dhe titulli kampion mbetet tani objektivi i madh. “E dinim se do të ishte shumë e vështirë, pasi e nisnim ndeshjen me diferencën e dy golave, por e kishim mentalitetin e duhur për të përpjekur për të rikthyer situatën. Por, ashtu si në ndeshjen e vajtjes, edhe kësaj radhe nuk na buzëqeshi fati në takimin e kthimit. “Në jo pak raste topi kaloi disa centimetra larg shtyllave. Mendoj se kishim ngrënë bukën tonë të zezë për mungesën e kualifikimit”, - tha Lorik Cana, i cili zhvilloi kundër Shahktarit, ndeshjen e tij të 117-të me fanellën e Marsejës. Gjatë këtij edicioni spikasin dy gola të tij, ai me Liverpulin në Ligën e Kampioneve dhe Paris Sën Zhermenin në kampionatin francez. Në fakt, gjatë takimit kundër Shahktarit të humbur 1-2, pati një numër të pafund goditjes ta pa kalibruara jashtë kuadratit (29 goditje në total), një zotërim dukshëm më të madh të Marsejës kundër ukrainasve, por megjithatë, Lorik Cana me shokë nuk e shmangin dot humbjen. Loriku në një intervistë për Sport24.fr, theksoi se tani i gjithë përqendrimi i Marsejës do të jetë në kampionat. “Të gjitha forcat tona do të mobilizohen të jemi në 100% në kampionat. Objektivi kryesor është përpara nesh. E kemi në dorën tonë, pra do të luajmë deri në fund për t’ia dalë mbanë”. Olimpiku i Marsejës shpreson të gjejë sa më shpejt qetësinë, pasi të dielën e pret transferta në Bretanjë, për të mbrojtur kësaj radhe vendin e liderit të kampionatit francez, kur ka një pikë më shumë se Lioni, 60 pikë.

18 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›