E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatutë shqiptare, nga Bogdani te Cana, nga Skela te Muka

Loriku: “Shqiponjën e kam në trupin tim, që të mos harroj se jam shqiptar”. Ervin Skela ka emrin e djalit të tij, Kris, Bogdani një kurorë me gjemba

Klodiana Bufi

Nëse do diçka të përjetshme të jetoj me ty atëherë duhet të qëndrojë në lëkurën tënde. Kjo është filozofia që ndjek çdo person i cili gdhend një shenjë e cila do vdesë bashke me të. Dikur rite të fiseve afrikane dhe indiane, të cilët vizatonin në fytyrë me karbon perënditë e tyre shumë do të përcilleshin me fanatizëm deri në ditët tona. Nga rite të shenjta tashmë janë modë, pasion për shumë sportistë.

Lojtarët e Kombëtares

Në kombëtaren shqiptare të futbollit, emrat më të spikatur të saj janë fansa të tatuazheve. Këto zbukurime, që shpesh herë kanë dhe karakter patriotik i ka konstatuar fizioterapisti belg Stijn Vandenbroucke. “Këta djem kanë një krenari të madhe. Thuajse të gjithë kanë tatuazhe me një shqiponjë, simboli i vendit të tyre. Madje edhe diferencat etnike brenda përfaqësueses nuk ekzistojnë e nuk ka probleme”, - tha disa muaj më parë bashkëpunëtori i Ari Hanit për mediat holandeze.
Duke e nisur nga Ervin Skela. Futbollisti i Energi Kotbusit në Bundesligën e parë gjermane. Në krahun e tij të majtë futbollisti mban në një tatu të bërë vetëm pak muaj më parë emrin e djalit të tij Kris. Mesfushori i kombëtares e ekspozon shpesh tatuazhin e tij dhe tregon me krenari se është një nga më të bukurit që ka në trupin e tij.
Pas tij një tjetër emër që i përket sulmit kuqezi mban një tribal në krahun e tij. Erjon Bogdani, sulmuesi simpatik i Kievos në Serinë A e më një karrierë të gjatë në Itali, prej vitesh ka të gdhendur në formë rrethi tatunë, e cila ngjan me një kurorë me gjemba.
Maninë e tatuve e ka dhe Lorik Cana, mesfushori i Olimpik Marsejës, mban në supin e majtë përkrenaren të mbretërisë dardane, ndërsa në të djathtin shqiponjën me mbishkrimin “Ilirida”. Atëherë 20-vjeçar, djaloshi Lorik Cana, në sezonin e tretë si profesionist te Paris Sën Zhermeni, “gdhendi” si tatuazh një shqiponjë në krahun e majtë. “Tani kam edhe një tatuazh të dytë, një përkrenare ilire dhe simbolizon mbretërinë dardane dhe e shkruar Dardania. Janë një gjë krejt personale. Tregojnë krenarinë që kam për vendin tim. Kam qejf që t’i shoh në trupin tim, që të mos harroj edhe se jam shqiptar” - tha me krenari Loriku, gjatë një interviste të mëparshme për gazetën “Albania”. Loriku në fakt numëron tre tatuazhe, ku i treti është një mbishkrim I veçantë në këmbën e tij. I padëshifruar por me shkronja të alfabetit maja.

Tatuazhet e Superligës

Në kampionatin shqiptar futbollistët të cilët mbajnë tatuazhe që bien në sy janë të shumtë. Futbollisti i Partizanit, Artan Karapici, mban në shpinë simbolin e kombit shqiptar, shqiponjën e lirë dhe krenare.
Pas tij tatutë i gjejmë edhe në lëkurën e futbollistëve të Dinamos, Sebino Plakut dhe Elis Bakajt. Futbollistët e Tiranës duken baballarë të mirë, dhe tatuazhi i tyre u kushtohet kryesisht familjeve e fëmijëve të tyre.
Kapiteni i Tiranës, Devi Muka, dhe mesfushori Bledar Devolli kanë shkruar përkatësisht në krahët e tyre emrat e fëmijëve. Ndryshe ndodh me Ansi Agollin, i cili mban një tribal në supin e tij.
Përsa i përket skuadrave të kampionatit shqiptar Apolonia është ekipi ku shumica e futbollistëve kanë nga një tatuazh. Simbolet kombëtare, tribalet, dhe shkronjat kineze përbëjnë pjesën më të madhe.

Tatuja e ...

... Lorik Canës
Kapiteni i Marsejës ka një shqiponjë dhe një përkrenare dardane

... Erjon Bogdanit
“Princi i Epirit” ka në krah një tatuazh tribali

... Ervin Skelës
Fantazisti ka në parakrah emrin e djalit të tij, Krisit

... Ansi Agolllit
Mesfushori i Tiranës ka një tribal në supin e tij

... Devi Muka
Lojtari i barrdhebluve ka në krah emrat e fëmijëve të tij

...Artan Karapici
Futbollisti i Partizanit ka në shpinë një shqiponjë

Apolonia, rekord tatuazhezh

Përsa i përket skuadrave të kampionatit shqiptar Apolonia është ekipi ku shumica e futbollistëve kanë nga një tatuazh. Simbolet kombëtare, tribalet, dhe shkronjat kineze përbëjnë pjesën më të madhe.

18 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›