Devid Bekam, “mbreti” me 19 tatuazhe
Ylli anglez ka “gdhendur” në vendet më intime inicialet e emrit të gruas së tij. Deko i Çelsit u njoh në foto pas një orgjie vetëm nga tatuja e tij
Klodiana Bufi
Tatutë më të famshme në botë nuk i ka asnjë yll i Hollivudit, por vetëm ata që çdo fundjavë mbushin stadiumet dhe me talentin e tyre ne fushën e futbollit argëtojnë edhe tifozin më të ftohtë. Nuk ka se si ti shpëtojnë paparacëve tatutë më të famshme në botë dhe ato i ka pikërisht ylli anglez dhe një nga ikonat e futbollit, Devid Bekam.
Në trupin e mesfushorit të Milanit ndodhen 19 tatu, ku ish-lojtari i Realit të Madridit ka gdhendur në lëkurë emrat e tre djemve të tij dhe dashurinë e shprehur me shkronjat alfabeti “maja” për bashkëshorten së tij, Viktoria. Tatuaja që i bëri të gjithë për vete sidomos edhe ata që më parë nuk kishin parë futboll ishte kryqi në shpinën e Davidit së bashku me engjëllin e kryqëzuar.
Futbollisti i famshëm e përkufizoi me tre fjalë atë që tregonte kryqi i tij: “Unë vij nga një tokë mbretërore dhe simboli ynë është jeta e përjetshme”. Bekam do të bënte bujë edhe kur krahu u tij u mbulua nga tribale dhe shenja të çuditshme edhe këtë David kishte një koment: “Ato di ti përkthejë vetëm Viktoria”.
E në fakt, tatumania e Devid Bekamit qëndron edhe te bashkëshortja e tij e cila ka pesë të tillë. Edhe vendet më intime të Bekamit janë të zbukuruara me tatu. Në të ndenjurat e futbollistit janë stampuar si logo emri dhe mbiemri i tij. Ndërsa në vende akoma më intime gjenden te gdhendur inicialet “V&B” gruas së tij viktoria Adams Bekam, dragonj kinez edhe shkronja kineze.
“Tigri i zi” Ljumberg
Sulmuesi suedez Frenk Ljumberg fitoi një simpati të veçantë te femrat sidomos kur në lëkurën e tij u shfaq një tigër i zi. Madje tatuazhi që u bë për një kapriço të së dashuruarës së tij në atë kohë i solli fitime marramendëse ish sulmuesit të arsenal. Ljumberg vetëm për shkak të tigrit të tij u bë imazhi I të brendshmeve të “Calvin clain”. Mania e tij për të shtuar gjëra të veçanta në lëkurën e tij ka vazhduar, por Fredi njihet vetëm nga tigri I zi. Në një sondazh të bërë në tabloidin anglez “Daily mail”, Frederik Ljunberg u rëndit i dyti nga personalitet që mbanin në lëkurë tatutë më të famshme.
“Orgjia” e portugezit Deko
Mefushori i Çelsit, Deko, ka bërë bujë në lajmet rozë për skandalet e tij seksuale, por askush nuk e njohu në media kur ai u shfaq me emrin e tij të vërtetë, pasi kishte bërë një orgji-parti në bordin e një avioni “Boing” me stjuardesat. Quhet “Anderson Luiz de Souza” për të gjithë portugezet, ndërsa në klubet ku ai ka luajtur preferon te njihet si Deko. Mesfushori i londinezëve te Çelsin, i mahniti të gjithë kur në Euro 2008 në shpinën e tij u shfaq një nga tablotë që mediat e quajtën të “piktura e Bokaços”. Deko mban në lëkurë një femër e cila në dorën e saj ka djallin, të mbërthyer. Si për të treguar se nuk është më Deko i skandaleve seksuale futbollisti tregon se është bashkëshortja e tij e cila ka mbërthyer yllin portugez. Në trupin e Dekos ka dhe mjaft tribale të tjerë por veçantia e tyre nuk është e njëjtë me ato të bukuroshes qe prej 3 vitesh I ka rrëmbyer zemrën.
“9”-ta e artë e Fernando Torres
I njohur ndryshe si “El Ninjo” spanjoll, sulmuesi e Liverpulit ka një numër “9”-të të artë ne krah. Është numri fatsjellës i tij. Është numri, që e shoqëron në fanellën e Liverpuli dhe përfaqësues spanjolle është numri që përkon edhe me datëlindjen e nënës së tij. Ka shumë gjëra që e lidhin me “9” por për të finalizuar në mënyrën më të mirë “9” në lëkurën e tij do ishte dhe trofeu i “Fifa World player”. Sulmuesi mendon se ky është viti i tij. Në krahun e majtë të tij gjendet një tatu e shkruar në hebraisht. Duket qartë që është emri i një femre, por për spanjollin, është një mbishkrim mjaft i dashur. Në listën e tatuve te famshme hyn edhe një datë me numër romake që gjendet në këmbën e majtë të futbollistit.
Valdez, “ushtari mbretëror”
Portieri i famshëm i Barcelonës, Viktor Valdez, është një vjedhës grash, kështu e njohin të gjithë në Barcelonë, futbollistin i cili ka thyer rekord për numrin e të dashurave. Por temperamentin e tij joshës e zbukuron më tepër një tatuazh në supin e majtë, ku duket fytyra e vrenjtur e një ushtari mbretëror spanjoll. Valdez e ekspozon kudo tatunë e tij me krenari. Është e vetmja gdhendje që ka bërë në lëkurë, por I sjell shumë fat sidomos me femrat. Shembullin e Valdez në krah e ka ndjekur edhe kapiteni Romës Francesko Toti. Një gladiator e etur për luftë gjendet në supin e Totit, si dhe mbrojtësi Fabio Kanavaro. Nuk janë luftarak vetëm në fushë por edhe në shije, të tre mbajnë në të njëjtin sup një figurë epike.
“Budisti” Marko Borriello
Borriello është tipik futbollisti që nuk ka rënë në sy në fushën e blertë me lojën e tij se sa më tepër për shkak të pamjes së tij tërheqëse dhe tatuve tribal që nisin ne hijet e futbollistit dhe vazhdojnë në pjesët më intime të tij. Marko, i cilësuar bukuroshi i Seria A, ka dhe tribalët më të famshëm, në këtë kampionat. Një simbol I budizmit është gdhendur në trupin e Borriellos dhe sipas futbollistit ka të bëjë me jetën e tij. Tatuja në trupin e italianit në gjuhën e Budës do të thotë i “përzgjedhur”. Por përveç se ka rënë në kurthin e velinave të famshme italiane deri tani Marko, duket i lënë në harresë të skuadra e tij Milan.
Toni dhe Materaci, “Berlin 2006”
Nëse ka njerëz që e kanë shkruar në zemër fitoren e Italisë në kampionatin botëror 2006, ata janë dy. Luka Toni dhe Marko Materaci. Sulmuesi i Bayerit dhe mbrojtësi i Interit, kanë të njëjtat tatu në trup. Në krahun e tyre shkruhet Berlin 2006
Ndërsa në këmbët e tyre gjendet trofeu I kupës së botës. Nuk përfundon me kaq për këta dy futbollistë, në hije gjenden edhe emrat e bukurosheve të tyre, ndërsa te Toni ajo quhet Marta te Materaci ajo është Daniela, nëna e tre fëmijëve të tij e cila edhe ajo ka gdhendur në lëkurë trofeun e kupës së botës. Tatu mania ne trupin e Markos vazhdon një engjëll në kurriz dhe një mbishkrim latinisht në krah janë tatutë më të reja që futbollisti ka shtuar në trupin e tij. Ndërsa yjet, dielli tribal, dhe shkronjat romake si dhe shenja e zodiakut janë gjithandej. Marko ka më tepër se 13 tatu në trupin e tij. Pas Materacit është rumuni Mutu, i cili mban një numër rekord tatuazhesh në trup. Madje sulmuesi shprehet se do i pëlqente t’i shtonte akoma.
18 Prill 2009