E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moda e fundeve pranverë 2009, forma tulipan dhe bohem



Ka ardhur koha të mendoni pak më shumë për stilin e kësaj stine. Cilët është moda e fundeve për stinën e pranverës këtë vit? Do të jenë fundet e drejtë, të shkurtër apo në formë tulipani? Fundet, më shumë se rrobat e tjera e ndryshojnë formën pothuajse çdo vit. Disa vjet me parë të preferueshëm ishin fundet e shkurtër dhe kombinimi i tyre me këmisha dhe këpucë fine. Më pas gjithçka ndryshoi kur vendin e minifundeve e zunë fundet e drejtë deri në gju. Këtë vit shohim një tjetër tendencë e cila nuk ndyshon shumë nga moda e fundeve të drejtë. Bëhet fjalë për fundet në formë tulipani. Ata janë shumë të ngjashëm me fundet e drejtë përveç dy ndyshimeve kryesore: janë më të gjerë në vithe dhe janë pak më të shkurtër se modeli i fundeve të drejtë. Të mbeldhur në bel, me gjatësi mesatare duken si tulipan me kokë poshtë. Një fund tulipan mund të vishet si në ditët e zakonshme ashtu edhe për raste speciale dhe veshje zyre. Sigurohuni që në këto raste të bëhet fjalë për ngjyra të errëta dhe gjatësi jo të ekzagjeruar. Fundet tulipan janë me bel më të lartë, më të bollshëm në vithe dhe më pas forma vjen duke u ngushtuar deri në fund.
Gjatësia e këtyre modeleve është përgjigjësisht rreth dy gishta sipër gjurit.
Si ta veshim një fund “tulipan”?
Fundet në formë tulipani duken më këndshëm kur vishen nga femrat elegante ose me trup mesatar. Kjo do të ishte mënyra ideale për ekspozimin e këtij fundi të veçantë. Moshat që e preferojnë këtë model janë më tepër moshat deri në 30 vjeç. Megjithatë fundi tulipan është shumë favorizues për femrat e shëndetshme të cilat kanë vithe të gjera ose disa kilogramë të tepërt në bark apo stomak. Me pak femrat e shëndetshme do të mundnin të mbulonin defektet dhe të ndiheshin më komode me veten e tyre.
Këmishat
Kombinoni një fund tulipan me një këmishë të gjatë të cilën mund ta fusni në fund ose një bluze të shkurtër në formë busti. Në këtë mënyrë forma e veçantë e fundit do të vihej më mirë në pah dhe do të mbulonte defektet e ndryshme. Një tjetër kombinim i preferueshëm për këtë stinë do të ishte edhe fundi tulipan me një bluze të shkurtër të punuar me dorë dhe çizme të gjata pranverore me të njëjtën ngjyrë me bluzën.
Këpucët
Për të zgjatur pamjen e këmbëve dhe për të përmirësuar pamjen në përgjithësi vishni taka. Nëse fundi juaj është i thjeshtë dhe pa ndonjë model të veçantë, kënaquni me këpucë të sheshta me modelin e këpucëve të baletit. Nëse fundi juaj është më i veçantë se kaq, kujdesuni më tepër që edhe këpucët të jenë në lartësinë e fundit. Këpucët bëjnë diferencën mes një veshjeje të zakonshme dhe një veshjeje më elegante. Me këpucë me taka do të arrini të përfitoni pamjen e dëshiruar.
Këmbët dhe getat
Fundet “tulipan” mund të vishen pothuajse në të gjitha stinët. Në pranverë dhe verë kujdesuni për këmbët tuaja. Gjatë muajve të ftohtë vishni geta me ngjyrë të tejdukshme ose të përhimtë në varësi të ngjyrës së fundit. Për një pamje më tërheqëse përdorni kombinimin njëngjyrësh. Vishni geta dhe çizme që janë në një ngjyrë me fundin “tulipan”.
Ngjyrat
Moda e kësaj stine janë ngjyrat romantike por edhe të theksuara e plot dritë. Zëvendësoni të zezën dhe grinë me ngjyra më të ngrohta si rozë ose bojëqielli, vjollcë dhe të gjelbër. Përveç fundeve njëngjyrësh provoni të vishni edhe fundet me dizenjime lulesh pasi janë vërtet femërorë dhe joshës. Gjallërini pamjen tuaj me ngjyrat e ndezura dhe imitoni natyrën me elementet e saj më origjinale. Dizenjot më në modë për këtë verë do të jenë zambakët dhe lulet e tjera të veçanta, të papërdorura më parë në fushën e modës. Disa ngjyra të tjera të përshtatshme për fundet dhe fustanet janë edhe: portokallia, roza e theksuar dhe e gjelbër por mos provoni t’i keni të gjitha këto ngjyra në një fund të vetëm.
Stili bohem
Një tjetër stil fundesh në modë për stinën pranverë 2009 do të jetë edhe stili bohem. Me bel të lartë, të lirshëm dhe me dizenjo nga më të larmishmet, fundet e stilit bohem janë më të rehatshmit duke shprehur lirinë e pafund. Shpesh ata janë të mundimshëm për t’u kombinuar, megjithatë ju mund të gjeni disa detaje interesante për një luk mjaft interesant. Në fundet e stilit bohem më të përdorshme janë kombinimet e ngjyrave: blu me të bardhë, blu me jeshile, blu me të kuqe, jeshile me të verdhë të theksuar, por edhe nuancat e rozës me gri. Këta funde janë përdorur më rrallë edhe vitin e kaluar nga femrat e guximshme të cilat kanë preferuar të bluza pambuku, këmisha të ngushta të futura të fund ose këmisha të bollshme të të njëjtit material me fundin. Këshilla e duhur në këtë rast do të ishte: kujdes në kombinimin e ngjyrave. Fundin e stilit bohem visheni me një bluzë ose këmishë njëngjyrëshe.

Dekori i belit me ngjyra dhe materiale të çmuara
Tendencë e kësaj stine janë rripat të cilat përveçse të domosdoshëm krijojnë edhe një pamje të këndshme dekoruese. Rripat më të preferueshëm janë ata me materiale të çmuara dhe ngjyra të theksuara. Ekzistojnë disa tipe rripash, nga klasikët deri tek obi japonez.(rrip mëndafshi që përdorej më shpesh nga geishat)
Sot rripi është një shirit i fortë, fleksibël në materiale të ndryshme si: lëkurë, kamosh, llustrafin, metal apo dhe copë. Mund të zgjidhni nëse do ta shtrëngoni në bel apo poshtë tij, mund ta qepni në fustan ose ta kaloni ndër ylyqe. Me pak fjale rripi në vitin 2009 rikthehet dhe një gjë është e sigurt, për këtë verë rripat shumëngjyrësh mos i lini mbas dore.
Stoli “rock” dhe “chic” për më shumë finesë
Për sezonin pranverë/verë 2009 kemi pasur rastin të shohim rikthimin e madh të stolive në interpretime të ndryshme, nga modelet rebele deri tek versionet elegante. Meqënëse rrobat gjithmonë shoqërohen edhe me aksesorë, mund ti shtoni pamjes suaj edhe aksesorë seksi aksesorë. Në këtë rast mjafton të përmendim gjigandin e modës Yves Saint Laurent ku rrjeta përdoret në gjithçka, që nga krahët deri tek beli dhe çizmet madje. Këtij stili iu bashkëngjit edhe dizajnuesja e popullarizuar e stolive Hanan Martin, e cila koleksionin e saj të fundit e bëri duke u inspiruar në yjet e rokut. Nëse ende s’keni dëgjuar për të, kjo është koha e duhur, sepse adhurueset e saj të besueshme janë: Anxhelina Zholi, Angnes Dejn, Rufus Uainrajt, Madona.

18 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›