E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Fitorja e Liverpulit ishte e merituar. Galeri fotosh

Eksluzivisht nga Marseja, Arben Shemili
Konferenca e shtypit- Lorik Cana: Fitorja e Liverpulit ishte e merituar. Do te jete e veshtire per te rimarre veten nga kjo disfate. Ne kemi akoma lojtare shume te rinj. Do te jete rroli i lojtareve me eksperience ne ekip per te terhequr skuadren sa me lart. Po te mundim te ngrejme koken larte mbas kesaj humbje do te behemi shume te forte. Kupa UEFA, nuk ka te njejten shije si liga e kampioneve, por gjithesesi eshte nje kompeticion evropian. Nuk kemi zgjidhje te tjera, duhet te vazhdojme te avancojme ne kampionat. Te pranishmit ne stadium.-Tribuna VIP e Velodrome, ishte e mbushur me personazhet VIP te futbollit evropian. Ishin shume observatore te klubeve te njohura ne evrope. Dy nga ekipet angleze- Chelsea, Notingam Forest, tre nga ekipet spanjolle- Real Madrid, Villareal, Atletiko Madrid, (i prezantuar nga drejtori sportiv Jesus Garcia-Pitarch), nje italian - Juventus dhe nje belg,- Anderleht, qe kane ndjekur lojen e lojtareve, vlen te permendet prania e te deleguarve te tre klubeve te medha, si Chealsea, Real Madrid, dhe Juventus, te cilet vezhgonin kapitenin e Olimpikut te Marsejes, Lorik Cana. Gjithashtu ishte i pranishem edhe ish trajneri i kampioneve te botes italiani Marcelo Lipi. Ne oren 19:20 ne Velodrom mberrin edhe George Gillet, ne shoqerimin e dhjetra personave, miliarderi kanadez (i cili ishte i interesuar per te blere klubin e Marsejes para dy vjeteve) tani pronar i klubit te Liverpulit. Problemet me lejen e kerkuar nga mediat angleze.-Drite jeshile per platformen e mediave angleze, te cilat ishin te shumte ne Velodrome. Ata ishin ne pritje te nje leje speciale nga bashkia e Marsejes, per te ngritur nje platforme, e cila me ne fund u aprovua nga autoritetet e Bashkise, vetem 4 ore perpara ndeshjes.Kjo leje ishte e lidhur me komisionet e sigurise te bashkise si dhe me organizmat kopetente te kontrollit ne Velodrome. Demtimet.- Marsejes do ti mungojne dy lojtaret kryesore ne qender te mbrojtjes ne ndeshjen me Bordone e cila do te luhet diten e djele ne oren 21:00. Givet, i cili demtoi kaviljen ne kete perballje me Liverpul, do te mungoje te pakten tre jave, ndersa Rodrigues beri nje frakture tek gishtat e kembes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›