E Diel, 1 Nëntor 2026

Në dyshim paraqitja e Lalës kundër Cottbus

Ashtu si edhe ishte paralajmëruar ditë më parë, kapiteni i kombëtares shqiptare Altin Lala rrezikon ti mungojë skuadrës së tij Hannover 96 edhe në ndeshjen e së premtes përballë skuadrës së Ervin Skelës, Energie Cottbus, në kuadër të javës së 17-të të Bundesligës. Mesfushori shqiptar vazhdon të vuajë nga një dëmtim të muskujve që e kishte lënë jashtë skuadrës edhe në ndeshjen e fundit që skuadra e tij e kishte fituar ndaj Werder Bremen. Skuadra e Hannoverit është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyeshëm pasi ka arritur që pas 17 javëve të zhvilluara në kampionatin gjerman të renditet në pozitën e pestë me 25 pikë të mbledhura, duke u bërë kështu një kandidat serioz për të garuar në kupat evropiane sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›