E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kievo, Bogdani 90 minuta ne stol

Sulmuesi i kombetares shqiptare, Erjon Bogdani nuk eshte preferuar as titullar dhe as si lojtar rezerve, ne ndeshjen e djeshme te Seria A. Sulmuesi shqiptar qendroi 90 minuta ne stol. Trajneri i Kievos, Di Karlo i zevendesoi pothuajse te gjithe lojtaret e tjere te sulmit, pa i dhene mundesi Erjon Bogdanit qe te aktivohet qofte edhe disa minuta ne fund te ndeshjes, ndaj Napolit. Kiveo i eshte rikthyer me ne fund fitores, ku pervec golave ndeshja me Napolin solli edhe nga nje karton te kuq, per secilen skuader. Sulmuesi shqiptar ne nje pozite te tille eshte duke shqyrtuar alternativa te tjera. Erjon Bogdani kerkohet nga disa ekipe te tjera, nderkohe se fundmi Lece ka shfaqur nje fare interesi per te. Bogdani ne rast se nuk do te aktivohet ne ndeshjet e tjera me Kievon, mund te humbe vendin ne formacionin kuqezi, para se Shqiperia te luaje ndaj ekipit te Maltes. Pervec Erjon Bogdanit, edhe sulmuesit e tjere te kombetares nuk po luajne ne radhet e ekipeve te tyre. Edmond Kapllani ne Gjermani eshte aktivizuar ne ndeshjet e fundit me Karlsruhen ndersa sulmuesit e tjere, Hamdi Salihi ne Austri, apo Besart Berisha qe kaloi kohet e fundit ne Danimarke, kane qene jashte formes optimale.

Seria A (Java e 19-te)

Siena - Rexhina 1-0

Milan- Fiorentina 1-0

Atalanta -Interi 3-1

Kaljari-Udinese 2-0

Katania-Bolonja 1-2

Kievo- Napoli 2-1

Lece - Xhnoa 0-2

Sampdoria- Palermo 0-2

Torino-Roma 0-1

Klasifikimi

Inter 43

Juventus 39

Milan 37

Xhenoa 35

Napoli 33

Fiorentina 32

Lazio 30

Roma 30

Palermo 29

Atalanta 27

Kaljari 25

Katania 25

Udineze 23

Siena 22

Sampdoria 20

Bolonja 19

Lece 17

Torino 15

Khievo 13

Rexhina 13


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›