E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Jam i pafajshëm

 

Agim Cana, babai i mesfushorit të Kombëtares Lorik Cana, është i bindur se Gjykata e Marsejës do ta shpallë të pafajshëm atë në vendimin përfundimtar. Në fillim të këtij muaji, Cana është dënuar me një vit moskryerje të detyrës së menaxherit nga kjo gjykatë dhe me 100 mijë euro gjobë, për shkak të parregullsive në transferimin e Lorikut nga PSG tek Olimpik Marseja në vitin 2005. “Drejtësia ndaj meje s’ka punuar në këtë rast. Këtë e vërteton fakti se prokurori vetëm e mori atë vendim e menjëherë iku nga Marseja. Unë kam bërë apelim dhe jam i bindur se do të dal i pastër në fund”, ka deklaruar Cana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›