E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: “Jam njeri që ndjek këshillat”



“Sikur t’i luanim të gjitha ndeshjet kështu, atëherë...”. Trajneri i Olimpikut të Marsejës e shijoi në maksimum fitoren e dytë sezonale ndaj kampiones së Francës, Olimpik i Lionit (3-1), ku Cana shënoi edhe golin e vetëm për miqtë, falë autogolit të kapitenit shqiptar. Pjesa tjetër e lojës ishte perfekt për zëvendëskapitenin e Kombëtares kuqezi. “Nëse trajneri do të vazhdojë të më vendos në mbrojtje, është diçka që me jep besim”, - tha Cana për faqen zyrtare të klubit. “Dëshira ime është të luaj në mesfushë, por nëse trajneri vlerëson ekipi luan më mirë kur unë jam pas dhe gjen një farë stabiliteti si ky, unë duhet të jap shëmbulli që iu ndjek këshillat. Personalisht nuk kam asnjë merak, kur Olimpiku i Marsejës ecën përpara, edhe unë avancoj gjithashtu me klubin”, - shton Loriku. “I imponuam lojën tonë Lionit, pasi nëse do ta lejonim Lionit të luante, atëherë do të ishte e vështirë. U përpoqëm të ishim të grupuar, sulmuesit bënë përpjekje të konsiderueshme, ç’ka na e lehtësoi detyrën. Në përfundim, unë mendoj se ekipi që dëshironte më shumë fitoi edhe ndeshjen”. Olimpiku i Marsejës ndodhet në vendin e katërt (52 pikë) me tri pikë më pak se Nansi (55) kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje nga përfundimi i sezonit. Marseja ka si objektiv vendin e tretë dhe pjesëmarrjen ne Ligën e Kampioneve. Në ndeshjen e ardhshme Marseja do të përballet me Strasburgun.

Skela-Lala, barazim 3-3 në Bundesligë

Edhe pse shënoi golin e vetëm të takimit dhe që për më tepër i siguroi fitoren e parë në transfertë të Energi Kotbusit kundër Duisburgut (0-1), pas pothuajse një viti, Ervin Skela nuk është konsideruar si lojtari më i mirë i ndeshjes, por edhe as i ekipit të tij. Shqiptari, lojtari i skuadrës ideale të Bundesligës për javën e kaluar (Skela shënoi dy gola kundër Hertës), i vlerësuar me notën 3 (mirë) nga revista prestigjioze gjermane “Kicker”, ka marrë një vlerësim më të dobët se portieri Tremel (2.5, lojtari më i mirë i takimit) dhe mbrojtësi Cvitanovic (2.5). Edhe kapiteni i Kombëtares shqiptar, mesfushori i Hanoverit, Altin Lala, ka marrë të njëjtën notë, 3, në ndeshjen Volfsburg-Hanover 3-2. Talenti i ri kosovar, Faton Toski, i cili luajti si zëvendësues me fillimin e pjesë së dytë, është vlerësuar me notën 4 (e kënaqshme) në humbjen e ekipit të tij, Eintraht Frankfurt me Nurembergun (1-3).

Fatmir Vata, lojtari më i mirë

Në Bundesliga 2, Fatmir Vata, autori i golit të barazimit 1-1 në takimin Tus Koblenz-Kickers Ofenabh (1-1), është vlerësuar me notën 2.5 (shumë mirë) dhe është shpallur lojtari më i mirë i takimit. “Aksione shumë të mira sulmuese, u kujdes me golin e tij nga goditja e lirë për të dhënë një pikë kulmore ndeshjes”, motivon “Kicker” përzgjedhjen e tij. Skerdilajd Curri me prezantimin e tij të pëlqyeshëm në barazimin në transfertë të skuadrës së tij, Erzgebirge Aue me Augsburgun (1-1) u vlerësua me notën e kënaqshme 3.5. Në Ligën Rajonale të Veriut, Alban Ramaj shënoi golin e dytë në fitoren e Energi Kotbus II kundër Eintrahtit të Braunshvajgut (3-2). Rot Vajs Erfurt ku aktivizohet edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Blerim Rustemi (u zëvendësua në të 63’) humbi thellësisht 3-0 me Vupertaler.

8 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›