E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana-Lazio, vendoset javën e ardhshme

Nga Express më 20 maj 2011 në ora 11:06

Bisedimet rreth transferimit të Lorik Canës në Itali kanë filluar edhe zyrtarisht ndërmjet Lazios dhe Galatasarayt. Drejtori gjeneral i klubit turk, Cenk Ergun, për herë të parë e ka pranuar se po zhvillohen bisedimet në mes të palëve rreth kësaj çështjeje.

“Kontaktet me Lazion për Lorik Canën janë në zhvillim e sipër. Javën e ardhshme do të vendoset e ardhmja e tij”, tha Ergun për radion italiane ‘Mana Mana’

Duket tashmë e qartë se 27 vjeçari do të largohet nga Turqia në fund të sezonit. Cana është objektiv i kamotshëm i drejtorit sportiv të Biancocelestëve, Igli Tare.

“Javën e kaluar është emëruar presidenti i ri i Galatasarayt, kështu që kemi shtyrë gjithçka për javën e ardhshme, në mes të së hënës ose të së martës. Do ta takojmë djaloshin për të biseduar për të ardhmen e tij. Do t’ia prezantojmë të gjitha ofertat që kanë arritur”, vazhdoi Ergun.

Cana konsiderohet si element ideal për ta përforcuar repartin e mesfushës së Lazios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›