Teprimet e Premier League, më e pasur dhe më borxhlie
Panoramika me dritë-hije financiare është bërë nga e përditshmja “The Guardian”, që analizon në detaje shifrat e 20 shoqërive të divizionit të parë. Investigimi i të përditshmes britanike tregon sesi janë grumbulluar humbje prej 484 milionë stërlinash (550 milionë euro), por diçka e vogël përballë hyrjeve rekord prej më shumë se 2.3 miliardë eurosh, kryesishtë nga të ardhurat prej të drejtës tv, por edhe nga blietat, që janë më të shtrenjtat në botë si mesatare, dhe nga sponsorozimet. Megjithatë, 16 klube nga 20 e kanë mbyllur bilancin me humbje, të detyruara për të barazpeshuar gjithçka nëpërmjet ndërhyrjes së pronarëve. Nuk është diçka e re në sistemin e futbollit anglez, që prodhon rrogëtarë milionerë, por varet ende nga vlerësimet bujare të presidentëve, që deri më tani, kanë investuar në futboll 2.7 miliardë euro. Para këto që kanë përfunduar kryesisht në rroga: në Premier League, vetëm në sezonin e shkuar janë shpenzuar 1.65 miliardë euro në rroga, për nje mesatare prej gati 80 milionë eurosh për klub, ose gati 68% e të ardhurave që fitojnë mesatarisht shoqëritë.
Vetëm 4 klube virtuozë
Mes top-klubeve, vetëm Arsenali mund të mburret për një bilanc të shëndoshë (të ardhura positive 56 milionë), kryesisht falë lëshimit të komplekseve rezidenciale që lindën nga hiri i stadiumit të vjetër “Highbury”. Në Mançester, përkundrazi, situata është krejt tjetër. Siti ka nevojë për paratë e pronarit shumë të pasur, sheikut Mansur bin Zajed bin Sultan Al Nahjan, që ka investuar 493 milionë në tre vjet. Junajtidi, i kontrolluar nga familja amerikane Glejzër, ka një humbje prej 79 milionë stërlinash. Në -78 është ndalur Çelsi i majatit rus Roman Abramoviç. Shenja “minus” ka falur vetëm katër klube. Nëse situata e Arsenalit, siç e pamë, është e kushtëzuar nga biznesni jashtë futbollit, virtuozët e vërtetë janë Ulvërhempton, Uest Bromuiç Albion dhe Birmingem Siti, por që natyrisht nuk janë “kolosët” e kampionatit.
Edhe ajo që shqetëson më shumë klubet angleze, është sistemi financiar fair-play, që ka ndërmend të apikojë UEFA që nga sezoni i ardhshëm, që nuk do të lejojë më defiçit më të thellë se 45 milionë stërlina.