Reali, ofertë kolosale për Kakanë

Reali nuk tërhiqet, madje dyfishon. Shoqëria spanjolle ka lancuar edhe njëherë në stilin e saj të madh, sulmin për të bërë të sajin Kaka, për ta bindur brazilianin të vishet nga "kuqezi" me të "badha". Oferta e presidendit te Realit të Madridit është për një kontratë pesëvjecare një pagesë vjetore 10 milionë euro neto, plus 3 milionë euro nga të drejtat e imazhit. Kaka do të fitonte një pagë 104 milionë euro në tetë vjet, nga 2008 deri në vitin 2016. Milani po sforcohet me Kakane duke i garantuar një pagë prehj 8 milionësh neto deri në vitin 2012.