Cana: Me kombetaren, ne finalet e 2014
Aranit Muraci
Lorik Cana, ne fillim te eliminatoreve te Kupes se Botes, 2014, do te jete 28 vjec. Ashtu si tani, tek Olimpiku i Marsejes, me shiritin e kapitenit pak vite me vone, Cana deshiron te njejtin sukses edhe me kuqezinjte. Ne nje interviste gjate grumbullimit me kombetaren, kosovari thekson se Shqiperia per te hedhur nje hap te madh, duhet te prese edhe pak vite. Ai bazohet tek nje brez i ri lojtaresh, qe kur te arrijne pjekurine e duhur, do ta forcojne ndjeshem ekipin tone. "Mendoj se perfaqesimi ne kombetare, - theksoi Cana- eshte nje obligim madhor per cdo lojtar. E them me bindje, se emocionet me te medha ne karrieren time si futbollist, i kam perjetuar kur kam fituar me ekipin kombetar", - shprehet kosovari. Cana ishte nder te paktet lojtare, nga kontingjenti aktual i kombetares, qe i druhej kundershtareve te tjere ne grupin tone pervec Maltes. Aktualisht, pas humbjes se dyte me Hungarine 0-1 ne Tirane, shanset e kuqezinjve jane te pakta qe te pozicionohen me mire ne klasifikim. "Ndoshta edhe ne eliminatoret e evropianit te ardhshem nuk do te kemi mundesi, per te shenuar ate sukses qe presin tifozet tane. Duhet te ngrihemi gradualisht, deri ne fillim te eliminatoreve te Kupes se Botes, per vitin 2014", - shpjegon mesfushori. "Jane disa lojtare shqiptare, te moshes nga 18 deri ne 20 vjec, qe luajne ne klube prestigjioze, ne Evrope dhe premtojne shume. Njoh disa prej tyre dhe kam besim se ata do te behen pjese e rendesishme e kombetares pak vite me vone. Me fanellen e kombetares shqiptare synoj qe te jem ne te ardhmen pjese e nje kompeticioni me rendesi, si evropiani apo boterori. E shoh si te realizueshem kete objektiv, vetem ne eliminatoret e boterorit, para finaleve te Kupes se Botes, kater vite me vone". Pas humbjes me Hungarine, kuqezinjte do te luajne perballe pretendenteve te grupit per ne boterorin, "Afrika e Jugut 2010". Lorik Cana do te mungoje ndaj Danimarkes, per shkak se eshte i skualifikuar me kartone. Kapiteni i Olimpikut te Marsejes eshte nisur dje drejt Frances, per t'u bashkuar me ekipin e tij. Cana thote se do te largohet nga Marseja ne fund te ketij edicioni. "Ka pasur dhe kam oferta te tjera. Do te preferoj ne vere, nje kampionat me te forte se ai francez". Kampionati anglez, por edhe ai gjerman, shihen si me te mundshmit, sipas Lorik Canes.