E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahmir Hyka i ka befasuar skocezet, pas paraqitjes se fundit ne Elbasan

Hyka: Shqiperia do te fitoje ndeshjet e tjera, asnje diference ne loje me Skocine

Lojtari i kombetares sone shpresa, Jahmir Hyka eshte shprehur per mediat skoceze, se ekipi kuqezi, U-21 do te shenoje nje rezultat pozitiv ne ndeshjen e kthimit ndaj Skocise, qe i mundi pak dite me pare 1-0, ne Elbasan. Skocia fitoi nje 11-metersh ne fund te ndeshjes, por loja e Hykes eshte evidentuar, madje ai eshte quajtur nje lojtar i shkelqyer, per lojen ne krahun e djathte. Hyka aktivizohet ne Bundesligen gjermane, tek ekipi i Maincit dhe ishte pjese e kombetares se pare, por i eshte bashkuar shpresave, ne keto eliminatore. Kris Meguaier shenoi ndaj shpresave tona, ne minutat e fundit te pjeses se pare dhe Skocia ka bere nisjen e duhur, ne grupin e 10-te. Per ndeshjen tjeter, Hyka premton nje paraqitje ndryshe ndaj Skocise. Jahmir Hyka thekson: "Mendoj se ndeshja mes Skocise dhe Shqiperise duhet te perfundonte ne barazim. Ndonjehere, ne futboll duhet te kesh edhe fat. Ekipi yne nuk patin fatin me vete dhe u ndeshkua ne fund. Por pavaresisht kesaj, mendoj se ne ndeshjen tjeter ne do te kemi mundesi, te arrijme me shume se kaq", - shprehet Jahmir Hyka."Ne nuk ishim ne diten tone me te mire perballe Skocise, prandaj them se duhet t'i kthehemi shume shpejt rezultateve pozitive, per t'i ndryshuar gjerat ne anen tone". Hyka thote se Skocia, nen presionin e tifozeve, do te luaje me e hapur, ne ndeshjen e dyte dhe kjo shihet si faktor pozitiv, qe shpresat tona ta fitojne ndeshjen tjeter.

Aktivizimi

Jahmir Hyka ishte lojtar titullar, me ekipin tone kombetar, ne ndeshjen e pare eliminatore, ndaj Suedise, por nuk eshte preferuar me tej nga trajneri Ari Han. Ne vigjilje te ndeshjes se ekipit tone shpresa, ndaj Skocise ne eliminatoret e Evropianit, ai eshte thirrur nga trajneri Artan Bushati.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›