E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet me arme agjencia

Enkelejda Arapi

DURRES - Dy te rinj pa maska, kane hyre ne nje agjenci transfertash parash dhe udhetimi ne Durres, duke vjedhur eurot dhe dollaret qe gjendeshin ne arke. Me pistoleta ne duar ata i kane bere presion punonjeses se agjencise te dorezoje parate. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen numer 4, Durres nga dy persona te pamaskuar dhe te armatosur, nen kercenimin e armeve, kane detyruar punonjesen e kesaj agjencie qe t'i jape parate qe gjendeshin ne arke. Shuma e marre prej tyre eshte e konsiderueshme, nderkohe qe policia ka nisur hetimet per identifikimin, kapjen e autoreve si dhe zbardhjen e ngjarjes. Te rinjte jane futur ne nje agjenci biletash e cila njekohesisht sherbente edhe si agjenci transferim nderkombetar parash si kliente, por me pas e kane grabitur ate nen kercenimin e armeve. Autoret ende te paidentifikuar nga Policia e Durresit, jane paraqitur rreth ores 08:45 minuta ne agjencine "Dyrrah", si klient.

Sapo jane futur brenda kane nxjerre amen dhe kane kercenuar punonjesen e agjencise me iniciale Xh. S., 35 vjece. Nen kercenimin e armes dy te rinjte, kane marre te gjithe parate qe ndodheshin ne arke, ndersa i kane bere te ditur punonjeses qe te mos ulerase apo te reagoje, per ndryshe nuk do te hezitonin t'i qellonin. E frikesuar 35-vjecarja ka nisur te bashkepunoje me dy autoret e grabitjes, e cila i ka dhene te gjithe parate qe kishte ne arke. Shuma qe eshte marre nga dy grabitesit eshte e konsiderueshme, pasi agjencia sherbente edhe si dege e "MoneyGram" per transferta nderkombetare parash.

Dy grabitesit kane marre nga arka 4.100 dollare, 2.300 euro si dhe 12 mije leke. Me pas ata jane larguar qetesisht nga ambientet e agjencise, pa rene ne sy nga kalimtaret apo punonjesit e tjere. Ndersa shitesja, vetem ne momentin qe eshte siguruar se nuk eshte ne rrezik per jeten pasi dy autoret e ngjarjes jane larguar, ka lajmeruar policine e cila ka mberritur menjehere ne vendngjarje.

Mesohet se autoret, te cilet ishin rreth moshes 22- 27 vjec, te cilet kane hyre si kliente, pa u pikasur nga persona te tjere. Sipas deshmise se punonjeses, autoret pasi kane marre te gjitha parate, e kane perplasur ate ne toke, duke u larguar. Ne kete menyre ata kane mundur te largohen pa probleme. Pas rreth 10 minutash, punonjesja vetem ne momentin qe eshte siguruar se nuk eshte ne rrezik per jeten pasi dy autoret e ngjarjes jane larguar, ka lajmeruar policine e cila ka mberritur menjehere ne vendngjarje. Pas marrjes se deshmise se 35-vjecares, policia ka nisur punen per identifikimin dhe kapjen e autoreve, ku ka ngritur postblloqe ne akset dytesore dhe paresore te qytetit per arrestimin e autoreve. Si deshmitare jane pyetur edhe kliente te lokaleve prane agjencise si dhe persona te tjere. Deklarimet e tyre mund te cojne policine ne identifikimin dhe arrestimin sa me te shpejte te personave qe grabiten agjencine.

Deshmia e punonjeses

Me thane qe te mos levizja

"Ora shenonte .8.45 minuta ku ne agjencine time u paraqiten dy persona, te cilet u interesuan fillimisht per nje bilete", ka treguar per policine punonjesja e agjencise. "Por, nuk kaluan shume minuta ku njeri prej shtetasve nxori armen dhe me kercenoj se nese nuk do t'i jepja te gjithe parat qe ndodheshin ne arke nuk do te hezitonte te me qellonte", ka qene deshmia e 35-vjecares nga qyteti i Durresit, e cila ka treguar per uniformat blu ankthet e tmerrit qe ka perjetuar gjate grabitjes se agjencise ku punonte. Me tej ajo ka shpjeguar se, autoret e ngjarjes ishin dy te rinj rreth moshes 22 deri 27 vjec, te pamaskuar dhe me nje fizik normal. Gjate grabitjes ata i kane kerkuar shiteses qe te mos bertase apo te beje ndonje veprim per te cilin mund te pendohej. Autoret e grabitjes jane larguar qetesisht nga agjencia, vetem pas arritjes se objektivit te tyre, ne drejtim te paditur.

Policia, sekuestro kasetave te kamerave

Gjate hetimeve te saj, policia ka sekuestruar kasetat e kamerave te sigurise se nje prej bankave, qe ndodhet vetem 40 metra larg agjencise ku ka ndodhur grabitja. Ne kaseta dyshohet te jene fiksuar dhe momentet e hyrjes se dy grabitesve ne agjenci. Dy persona te paidentifikuar, hyne ne ambientet e agjencise "Dyrrahu" (agjenci udhetimi dhe transferimi parash), duke marre nje shume te konsiderueshme ne te holla.

Vjedhjet

Vetem brenda ketij viti ne Durres, jane grabitur me arme mbi tre subjekte private. Rasti i fundit eshte ai i djeshem, kur rreth ores 8.45 te mengjesit te se henes ne vendin e quajtur stacioni i trenit, dy persona te paidentifikuar kane hyre dhe kane grabitur nje shume parash.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›