Kule: Nuk marrim ne shqyrtim rastin "Pango"
Universiteti i Tiranes, krijon te parin keshill etike i cili duhej te funksiononte qe me hyrjen ne fuqi te ligjit per arsimin e larte. Urgjenca per te shqyrtuar nje sere ceshtjesh, per te cilat ne kete universitet ka pasur ankesa per shkelje te etikes, ka detyruar senatin e UT-se qe ne mbledhjen e fundit te vendose krijimin e ketij keshilli. Rektori Dhori Kule shpjegon se nuk mund te funksiononte ky organ, pa u miratuar me pare Statuti i Universitetit. Por, meqe ka afro nje vit qe ky statut, ne ecejaket mes senatit dhe ministrise se arsimit, pa marre nga ky i fundit miratimin perfundimtar, nuk mund te priste me. Edhe pse eshte diskutuar gjate per qendrimin qe Universiteti i Tiranes do te mbante pas skandalit te publikuar per ish-ministrin e Kultures Ylli, Pango, rektori Kule deklaron se ky keshill nuk do te merret fare me rastin, pasi prej afro nje viti ai nuk ishte pjese e stafit pedagogjik. Ne mbledhjen e fundit senati, beri disa ndryshime mbi Statutin e UT-se, te rekomanduara nga MASH. Por, sipas rektorit Kule eshte e papranueshme qe universitetet te cilat sot funksionojne sipas ligjit te ri per arsimin e larte, te veprojne me statutin dhe rregulloret e vjetra. Me rastin e ardhjes per nje vizite ne Shqiperi, me 20 prill UT-se do te nderoje me titullin "Honoris Causa" ish-Presidentin e Cekise, Vajslaj Havel, dhe njekohesisht senati ka vendosur ta shpalle mik te universitetit.