E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poulsen: Shembull, barazimi me Portugaline

Pas fitores se fundit 3-0 kunder Maltes, futbollisti i Juventusit dhe i kombetares se Danimarkes, Kristian Poulsen thote se ekipi i tij duhet te perqendrohet tek ndeshja e se merkures, ndaj kombetares sone."Fitorja qe siguruam ne Malte ishte rezultati me perfekt i mundshem per ekipin tone, duke marre ne konsiderate edhe barazimin mes Portugalise dhe Suedise. Por, para se gjithash ne permbushje te objektivit, ne duhet te fokusohemi me shume tek vetja jone. Nuk duhet te presim ndonje gje gratis. Portugalia ishte ajo qe barazoi ne shtepi me kombetaren e Shqiperise, te cilen do ta presim kete te merkure", - thekson Kristian Poulsen. Danimarka udheheq grupin tone, bashke me Hungarine. Te dyja kane nga 10 pike, por Danimarka ka nje ndeshje me pak. Portugalia (5 ndeshje), Suedia (4 ndeshje) dhe Shqiperia (6 ndeshje), kane nga gjashte pike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›