Droge drejt Greqise, tre "Rreshqasin" ne prangat e policise
GJIROKASTER - Sekuestrohen 100 kilograme lende narkotike, brenda nje dite ne Gjirokaster. Policia e ketij qyteti beri te ditur se, ka vene ne pranga 3 persona gjate bllokimit te droges, ne dy aksione te ndara. 50 kilograme marijuane, qe vinte nga Lazarati u kap dy net me pare ne Gjirokaster, dhe u vune ne pranga dy shoqeruesit e saj. Policia beri te ditur se kishte marre informacion per ngarkesen e droges dhe kreu operacionin "Rreshqitja", qe perfundoi me venien ne pranga te dy persona dhe sekuestrimin e rreth 50 kilograme marijuane, nje automatiku "Kallashnikov" dhe nje pistolete "TT". Aksioni u zhvillua ne shpatin e malit te Muzines mbi fshatin Grapsh te Gjirokastres. Ne nje perrua eshte kapur Izet Bocka, 23 vjec nga Delvina, i cili po transportonte dy canta te medha te mbushura me lende narkotike te llojit marijuane. Ky person i kishte marre keto canta ne ane te rruges nacionale Gjirokaster-Kakavije, prane varrezave te fshatit Grapsh dhe nepermjet shpatit te malit, do t'i conte ato ne afersi te Qafes se Muzines. Me pas lenda narkotike do te transportohej nga Fatmir Jashari me automjetin e tij tip "Benz 190" me targa SR 27 57 B, deri ne qytetin e Sarandes. Gjate keqyrjes se cantave eshte pare se kishte pako te mbeshtjella me leter natriban, te mbushura me lende narkotike, (rreth 25 kilograme secila cante) dhe ne njeren cante nje arme zjarri tip "Kallashnikov". Gjate kontrollit fizik qe iu be, Izet Bockes iu gjet edhe nje pistolete "TT", te cilen e mbante ne brez. Pas dy oresh nga ndalimi i trafikantit te pare, policia ka prangosur prane zones se Qafes se Muzines, edhe Jasharin me pseudonimin "Drumba".
Operacioni i dyte u finalizua dje ne Kakavije, ku u vu ne pranga edhe Eduart Kane, nga Fieri, pasi ne automjetin qe drejtonte u gjet lenda narkotike. Gjithcka erdhi pas informacioneve te marra ne rruge operative per nje ngarkese me lende narkotike e llojit marijuane qe po levizte nga Fieri ne drejtim te Kakavijes. Policia ndaloi automjetin maune tip "MAN", me targa FR 79 34 C, me drejtues Eduart Kanen, automjet ne pronesi te nje firme ndertimi ne Roskovec te Fierit, dhe u konstatuan ne koken e ketij automjeti, brenda kabines se shoferit, ishin 50 pako nje kilogramshe te mbeshtjella me leter natriban, ku brenda tyre kishte lende narkotike te dyshuar si marijuane, thane burimet policore. Sipas tyre, maunia ishte e ngarkuar me gure dekorative dhe po udhetonte nga Fieri per ne Athine. Blerim Kore