E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: “Morëm një leksion të mirë”

E mundur 2-0 nga Zenit Saint-Pétersbourg, Marseja u eliminua nga vazhdimi i mëtejshëm nga Kupa UEFA. Kapiteni i ekipit francez, shqiptari Lorik Cana, duke folur për mediat franceze tha se ai dhe shokët e tij të ekipit kishin dështuar në të gjithë sektorët e lojës përballë rusëve. “U dominuam nga kundërshtarët tanë në përqendrimin dhe në shpejtësinë e lojës. Nuk iu përgjigjëm shpejt problemeve të shkaktuara. Fatkeqësisht nuk patëm asnjë rast. Morëm një mësim të mirë”, - citohet Cana nga faqja sportive franceze, maxifoot.com. Marseja fillimisht u eliminua nga Liga e Kampioneve në fazën e grupeve, ku në grupin e saj bënte pjesë Liverpuli, Porto dhe Beshiktashi. Në Kupën UEFA skuadra franceze eliminoi rusët e CSKA Moskë.

Holandezi Han bëhet i “gjallë”

Trajneri i Kombëtares, holandezi Ari Han, do të mbërrijë të shtunën në Tiranë për të nisur edhe përgatitjet për ndeshjet miqësore me Arabinë Saudite në Dammam (21 mars) dhe Moldavisë në Tiraspol (26 mars). Han pritet të ndjekë dy takime të Superligës. Në vizitën e tij të fundit, holandezi ndoqi takimet Tirana-Dinamo dhe Flamurtari-Vllaznia.

Tifozi: “Skela, lojtar luftarak”

Energi Kotbus ende nuk ka fituar asnjë takim gjatë vitit 2008, por fansat e klubit gjerman nuk mendojnë kurrsesi se fantazisti shqiptar Ervin Skela është fajtor për gjendjen e rënduar të klubit të Bundesligës. Njëri prej tyre, gjatë një interviste të gjatë për gazetën e njohur “Die Welt”, pohon: “Unë mendoj se disa lojtarë nuk janë të vetëdijshëm për situatën që po kalojmë. Gjithsesi, futbollistë si Ervin Skela dhe Timo Rost janë ndër më luftarakët”. Kotbus është shumë pranë rrëzimit në Bundesliga 2.

14 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›