Frika nga virusi SARS mbyll shkollat në Hong-Kong
Qeveria e Hong-Kongut ka mbyllur ditën e djeshme të gjitha shkollat fillore dhe ato parashkollore në territorin e saj.
Pikërisht para festës së Pashkëve, tre fëmijë kanë vdekur për shkak të një gripi me temperaturë të lartë. Bëhet e ditur se deri tani nuk mund të flasim me siguri për ndonjë virus të SARS-it apo gripit të shpendëve. Por, mbyllja e shkollave ka bërë që të nisë alarmi dhe banorët e Hong Kongut kanë vendosur maskat e mjekëve, sikurse ndodhi më 2003-shin, gjatë periudhës së SARS-it në Kinë. Dr. York Chou, sekretar kryesor në Hong-Kong për shëndetin dhe zhvillimin, duke rrezikuar karrierën e tij politike për shkak të një numri të madh prindërish të irrituar tha se autoritetet ishin të detyruara që të kërkonin mbylljen e shkollave për të paktën dy javë. “Kjo që jemi duke bërë mund të jetë një masë drastike, por në këtë mënyrë sigurojmë komunitetin”, - u shpreh ai.
Numri i studentëve, të cilët do të mbeten këto kohë pa mësim, shkon në 55 mijë, ndërsa rastet e paraqitura me virusin e gripit të shpendëve në total arrijnë në 184 të tilla.
14 Mars 2008