Operacioni-autopsia
Në momentin kur një kirurg i ri del nga salla e operacionit, drejtori i spitalit e ndalon dhe i interesuar e pyet:
- Hë koleg, si të shkoi operacioni?
- Operacioni?! – habitet kirurgu i ri.
- Uaa, unë mendova se ishte autopsi!
Bjondja seksi
Bjondja bën dashuri me një mashkull. Pas seksit, ajo e pyet:
- Përdore prezervativ?
- Jo.
- Mos je me SIDA?
- Jo, nuk jam.
- Shumë mirë, u frikësova mos e merrja edhe një herë!
Policët
Bisedojnë dy policë. I pari thotë:
- Para disa ditësh bleva një furçë për WC-në.
- E mirë ishte? – pyet tjetri.
- Po ç’të të them, më shumë më pëlqente letra.
Shoferi i arsyeshëm
Pyet gjykatësi një shofer:
- Si mundët të shtypnit 52 persona?
- Nuk më funksionuan frenat.
- Po a nuk mund të ktheheshit majtas ose djathtas?
- Po, si nuk munda? Në anën e majtë ishin dy njerëz, në të djathtë në stacionin e autobusit 50 të tjerë. Mendova, më mirë të shtypja ata të dy se 50. Kur shtypa të parin, ky i dyti, një idiot, vrapoi në mesin e atyre 50!
14 Mars 2008