E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekipi kombëtar Shpresa e mbyll pa shpresë, portieri Frashëri pret dy penallti

Moldavi U21 – ShqipëriU21  2-1
Shënues: Haceaturov 8 , Leuca 87 / Prençi 90+2
SHQIPËRIA: Frashëri, Matoshi, Sallaj, Prençi, Bajraktari, E.Hasani (Shkurtaj 46), Brahimi, Balaj, Deliallisi (Tahipi 72), Vajushi, Fejzullahu (Dita 58). Trajner: Skënder Gega
Gjyqtarë: Chris Reisch, Marco Tropeano, Antonio De Carolis (Luksemburg)

Ekipi kombëtar shpresa i drejtuar nga trajneri Skënder Gega e ka mbylluar me humbjen fazën eliminatore të kësaj grupmoshe të europianit 2013. Kuqezinjtë U21 janë mundur 2-1 nga moldavët dhe me këtë humbje Shpresa e mbyll në vend të fundit grupin, duke grumbulluar 5 pikë. Kuqezinjtë janë ndëshkuar që në minutën e tetët, ku Haceaturov ka marrë përsipër të gjuajë topin nga pika e bardhë e penalltisë, por topi ndalohet fillimisht nga portieri Stivi Frashëri, por topi kthehet sërish tek futbollisti moldav që realizon me të dytën. Në minutën e dytë gjyqtari luksemurgas akordon një tjetër 11-metrësh. Kësaj radhe gjuajtjen e merr përsipër Ginsari, por portieri Frashëri, më i miri për kuqezinjtë, e pret penalltinë. 1-0 mbyllet pjesa e parë. Në pjesën e dytë të besuarit e trajnerit Gega mundohen, por pa rezultat dhe në minutën e 87-të janë sërish vendasit që shënojnë me autor Leuca. Në minutën e dytë shtesë Shpresa jonë shënon golin e nderit me mbrojtësin Prençi. Me rezultatin 2-1 mbyllet i gjithë takimi.

Grupi 6
1. Rusi 7 5 1 1 15:3 16       
2. Portugali 7 4 2 1 15:6 14       
3. Poloni 7 3 1 3 13:13 10       
4. Moldavi 7 2 0 5 8:22 6       
5. Shqipëri 8 1 2 5 11:18 5       

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›