Ronaldo, Peles: “Gaboheni, idhulli im!”

Debatet në distancë midis yllit të Milanit Ronaldo dhe legjendës braziliane Pele nuk kanë të sosur. Pele, tri herë kampion i Botës dhe i mbiquajtur "Mbreti", pohoi se Ronaldo nuk do të luajë kurrë më futboll në nivel të lartë. Në fakt, ish-sulmuesi i Realit të Madridit nuk luan futboll prej nëntë muajsh pas një dëmtimi në gju. Gjatë një interviste javën e kaluar, Pele deklaroi se ai besonte se Ronaldo nuk do të khehej kurrë në fushë pas dëmtimit. "Unë nuk mendoj se Ronaldo nuk do të jetë i aftë të jetë ai që ka qenë dikur", - tha Pele. "Mjekësia ka bërë progrese të mëdha, por dhe ai tani është disa vjet më i vjetër. Unë do të isha i lumtur që ai të ishte i aftë të kthehej në 100 përqindshin e tij, por unë kam frikë se ai nuk do t'ia arrijë".
Ronaldo iu kundërpërgjigj menjëherë heroit të Kupës së Botës së vitit 1970.
"Ai tha se unë nuk do të kthehem të luaj? Unë jam i lumtur që ai e thotë këtë", - tha Ronaldo për radio "Globo". "Është e mirënjohur se cfarëdo që parashikon Pele, vërtetohet e kundërta. Gjithsesi, Pele është një legjendë dhe ai e gjen veten në vështirësi në situata të atilla, duke iu përgjigjur pyetjeve të cfarëdolloji". Kjo nuk është hera e parë që midis tyre shkëmbehen replika në lidhje me parashikimet e Peles. Ish-trajneri i Brazilit, Luis Felipe Skolari, u kritikua nga Pele kur ai përgatitej për Kupën e Botës 2002, por "Fili i madh" u kthye me trofe nga Japonia.