E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza FIFA-Shqiperi. Tashme 20 klube per largimin e Dukes

Jeton Selimi, Koha Jone
Eshte hedhur nje gure ne lume nga presidentet e 6 prej klubeve kryesore te futbollit shqiptar, qe te pasohet me nje bresheri pas pak ditesh. Lista eshte pasuruar me 14 klube te tjera, te kategorive te ndryshme, qe i bashkengjiten kerkesave te bera nga firmetaret e pare. Shtrirja gjeografike perfshin te gjithe vendin dhe tashme per federaten situata behet edhe me serioze, sidomos pasi pritet qe lista te pasurohet edhe me ne diten e sotme. Kur kane mbetur edhe pak ore nga skadimi i ultimatumit te klubeve, te cilat sot do te bejne te ditur qendrimin e tyre te plote, ndonese disa prej tyre e kane salduar qe sot vendimin e tyre.
"Plangprishesit"
Ishin vetem gjashte, tani jane plot 20, por u tha se ishin 25 ekipe. Megjithate, te publikuara jane vetem skuadrat te cilat e kane firmosur peticionin kunder presidentit Duka. Duket se fushata e mbledhjes se firmave eshte plot bereqet, aq sa numri i "plangprishesve" eshte rritur ndjeshem dhe kjo padyshim do te sjelle peshtjellim ne federate ne oret qe do vijojne. Vec Kastriotit, qe u shpreh pro protestes qe diten e hene, eshte edhe Bylis (kryesuesi i Kategorise se Pare), Ada, Veleciku apo Butrinti e Permeti etj., qe kane dale ne bllok kunder federates, ku ato bejne pjese. Nderkohe, nga FSHF nuk ka asnje prononcim zyrtar rreth kesaj ngjarjeje, edhe pse interesat e saj jane te prekura drejtperdrejt. Por, sot eshte disa e perfundimit te ultimatumit dhe ende nuk dihet nese skuadrat do te gjejne nje gjuhe te perbashket ne kohe me federaten, edhe pse shanset qe dicka e tille te ndodhe jane minimale.

Lista e plote

1. Refik Halili (SK Tirana)

2. Albert Xhani (Partizani)

3. Valter Fushaj (Vllaznia)

4. Xhavit Ismaili (Shkumbini)

5. Nexhat Bizhdili (Besa)

6. Arben Laze (Elbasani)

7. Ramazan Ndreu (Shefi i klubit Kastrioti)

8. Dalip Rrustemaj (Veleciku)

9. Mark Gjoni (ADA)

10. Isa Zenuni (Perparimi)

11. Dhurim Alinani (Delvina)

12. Mark Kolaj (Minatori)

13. Besnik Kapllanaj (Bylis)

14. Pellumb Bodeci (Memaliaj)

15. Thanas Gjata (Bilisht Sport)

16. Astrit Caushi (Kelcyra)

17. Agim Ypi (FK Permeti)

18. Kostandin Zoro (Butrinti)

19. Naim Qorri (Dajti)

20. Roland Gaba (Tepelena)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›